• |
ide | kryesore

Del foto/ Ky është shqiptari i ekzekutuar nga bashkatdhetari në Greqi

Arkiva, Lajme, Të fundit
shqiptari



50-vjeçari Shpëtim Bajrami është viktima e sulmit mesditën e së enjtes në një karburant në Selanik në prani të disa kalimtarëve. Shqiptari u qëllua nga një bashkatdhetar 45-vjeçar, i cili u dorëzua këtë të premte duke i thënë policisë se nuk kishte asnjë motiv për të kryer vrasjen. Sipas informacioneve, 45-vjeçari pretendon se ishte shok me viktimën dhe se mes tyre kishte pasur një sherr.

Protothema shkruan se shkak i përleshjes dyshohet se kanë qenë çështje financiare që kanë të bëjnë mes viktimës dhe autorit. Ndaj 45-vjeçarit është hapur një dosje dhe pritet që të shtunën të dalë para prokurorisë dhe hetuesve. Viktima dhe 45-vjeçari, të dy me precedentë penalë, njiheshin me njëri-tjetrin dhe ishin ulur së bashku pak më parë. Më pas pati një përleshje që çoi në incidentin e përgjakshëm.

“Kohët e fundit kam marrë kërcënime serioze për jetën nga viktima. Ka pasur dy incidente të dhunshme ndaj meje nga viktima dhe jashtë karburantit jam sulmuar sërish nga viktima”, – tha ai. Ngjarja ndodhi në orën 12:35 të së enjtes jashtë një karburanti në rrugën Solonos 51. Sapo 50-vjeçari ka ndalur makinën në pikën e karburantit, autori e ka ndjekur me mjetin me ngjyrë të zezë që drejtonte dhe është ndalur pikërisht pranë tij, pa dalë. Dy burrat filluan të debatonin dhe viktima iu afrua vrasësit.

Në videon tronditëse të regjistruar nga kamerat e sigurisë së karburantit, shihet momenti kur 50-vjeçari i afrohet sulmuesit dhe tenton ta godasë nga dritarja e pasagjerit dhe më pas i dyti e qëllon për vdekje nga brenda makinës. Viktima, sipas informacioneve, ka marrë të paktën tre plumba në shpatull dhe gjoks dhe pak më vonë ka dhënë frymën e fundit. Autori është një shtetas shqiptar 45-vjeçar, baba i tre fëmijëve, i cili është vetëdorëzuar i shoqëruar nga avokati i tij.

“Ai nuk kishte ndërmend të vriste 50-vjeçarin. Ai e mbante armën me vete pasi po kërcënohej. Para incidentit ai u sulmua dhunshëm” – tha avokati i 45-vjeçarit pasi autori u dorëzua në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Selanikut. Avokati konfirmoi se viktima dhe autori kishin marrëdhënie miqësore.

“Unë e di që ata kanë pasur marrëdhënie miqësore me viktimën. Ajo që më ka përcjellë drejtori im është se së fundmi ka pasur kërcënime për jetën e tij nga ana e viktimës”, – vëren ai. Sipas informacioneve të mediave greke, 45-vjeçari ka treguar në polici vendndodhjen e armës së vrasjes. I pyetur se çfarë zhvillimesh priten në këtë rast, avokati tha se “është ngritur një ndjekje penale për vrasje nga pakujdesia, për përdorim të armës dhe armëmbajtje. Nesër pritet të dalë në prokurori. Pas përfundimit të afatit do të kërkojë falje nga gjykata”. ©LAPSI.al

Autori i krimit



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *