• |
ide | kryesore

Uefa promovon llogaritë e Inter, Milan e Roma: “Impenjimet e respektuara”

-Instant, Sport
uefa



Lajme të mira nga pikëpamja ekonomike për Inter, Roma dhe Milan. Në lidhje me Fair Play-in Financiar, UEFA njoftoi se tre klubet italiane kanë përmbushur detyrimet e rëna dakord në marrëveshjen e settlement agreement për vitin 2022: “AC Milan (ITA), AS Monaco FC (FRA), AS Roma (ITA), Beşiktaş JK ( TUR), FC Internazionale Milano (ITA), Olympique de Marseille (FRA) dhe Paris Saint-Germain (FRA) kanë arritur objektivat e vendosura për vitin financiar 2022.”

Në ndryshim nga Lille që ka plotësuar plotësisht objektivat e vendosura me UEFA-n, klubet italiane, bashku me të lartpërmendurit, do të monitorohen deri në fund të ciklit të kontrollit.

Lexo më tej: UEFA ‘kundër’ Chelsea: jo amortizimit të kostove, përtej 5 viteve

KLUBET E SANKSIONUARA

Nga ana tjetër është sanksionuar, me një gjobë 500 mijë euro, Barcelona. Klubi katalanas deklaroi fitime të pasakta sa i përket shitjes së lojtarëve dhe për këtë arsye u gjobit nga organizmi kompetent.

Instanbul Basaksehir nuk ka respektuar detyrimet e parashikuara me UEFA dhe u gjobit me 400 mijë euro.

Manchester United u gjobit me 300,000 euro për shkak se kaloi, për fare pak, kufijtë e vendosur nga rregullorja e Fair Play Financiar.

Ndër klubet e tjera të ndëshkuara, belgët e Royal Antëerp dhe Trabzonspor që kanë rënë dakord të paguajnë nga 2 milionë. Pastaj Konyaspor dhe Apoel Nicosia do të paguajnë nga 100 mijë euro. U sanksionuan gjithashtu edhe Olympia Ljubiana (Slloveni), Slovan Bratislava (Sllovaki) dhe Riga FC (Letoni).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *