• |
ide | kryesore

Wanda Nara shtrohet me urgjencë në spital: fliten versione të ndryshme, deri leucemi

-Instant, Sport
Wanda



Wanda Nara nuk ndalet për shkak të angazhimeve të shumta në punë që ka gjithmonë në axhendën e saj. Por mes të mërkurës dhe të enjtes, sipërmarrëses argjentinase iu desh të shtynte gjithçka. Shkak u bë shtrimi urgjent në spital. Sipas asaj që u mësua nga Gente, prezantuesja e MasterChef ka përfunduar në spital për shkak të një sëmundjeje të papritur. Wanda ka ndjerë dhimbje të fortë në stomak dhe i është nënshtruar analizave të nevojshme.

Modelja kishte planifikuar një pushim familjar, të cilat i kishte munguar prej kohësh. Një sesion fotografik që ishte në rendin e ditës dhe që do të duhet të riplanifikohet gjithashtu është shtyrë. Dalja e saj e fundit publike daton të hënën, pas ndarjes së çmimeve Martin Fierro. Sërish sipas raportimeve nga mediat argjentinase, Wanda ka dalë nga spitali pas 24 orësh dhe është kthyer në shtëpi me bashkëshortin e saj Mauro Icardi. Është e rëndësishme të nënvizohet se për momentin nuk ka ende asnjë shënim zyrtar në lidhje me episodin dhe shëndetin e Wanda Nara.

Lexo më tej: Wanda Nara flirton me ‘të mëdhenjtë’ e Serie A: “Di që unë e Icardi do të kthehmi në Itali”

Por se si është vërtet Wanda Nara, askush nuk e di për momentin. Ka thashetheme kontradiktore që variojnë. Sipas gazetarit Angel de Brito “situata e Wanda Nara është serioze, do të hetojmë”. Ndërsa, njerka e argjentinases insiston se nuk ka “asgjë serioze”. Por ka nga ata që betohen se e panë Mauro Icardi të shqetësuar për shëndetin e gruas së tij. E një mjek aludon pë leucemi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *