• |
ide | kryesore

Shpërndante kanαbis në lokale nate, arrestohet 18-vjeçari në Sarandë

Lajme, Të fundit



Një 18-vjeçar që shpërndante lëndë narkotike në lokale nate, në vijën bregdetare. Gjatë kapjes u zbulua se ai përdorte një motomjet të cilin e drejtonte pa leje drejtimi, si dhe mbante armë të ftohtë me vete. Të riut iu sekuestrua një sasi kanabisi gati për shitje, si dhe një thikë.

Blutë kanë ndaluar në rrugën “Kanali i Çukës”, një motomjet që drejtohej nga një 18-vjeçar, i cili nuk ishte i pajisur me leje drejtimi. Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj drejtuesit të këtij motomjeti, shtetasit N. Hoxha, 18 vjeç, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde narkotike cannabis sativa të ndarë të doza të gatshme për shitje dhe një armë të ftohtë (thikë).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *