• |
ide | kryesore

Joe Jonas flet për incidentin në skenë

Paparazzi, Slider



Joe Jonas zbuloi se dikur iu desh të bënte një “ndërrim në mes të shfaqjes” sepse kishte bërë jashtëqitjen në skenë, teksa ishte i veshur me pantallona të bardha.

Këngëtari i Jonas Brother  foli rreth incidentit i cili ndodhi “rreth katër vjet më parë”, në episodin e së premtes në podcast “Will & Woody”. “Le të themi se ishte një ditë e keqe për të veshur rroba të bardha,” tha ai.

Artisti u shpreh me shaka se “ka mundur të përballojë” traumën në skenë “me shumë terapi”. Ndërsa Jonas nuk zbuloi shfaqjen e saktë se ku ndodhi aksidenti – ose nëse vëllezërit e tij Nick dhe Kevin e dinin për  momentin e sikletshëm.

Ai  mund të bëjë shaka për incidentin tani, por kujton se është shqetësuar se dikush do të kuptonte se çfarë ndodhi në atë kohë“. Nuk ishte aq e madhe sa mendoja. E tillë është jeta”, përfundoi Joe Jonas. “Kjo u ka ndodhur shumë artistëve. Kam paguar detyrimet e mia dhe ndihem sikur jam pjesë e ndonjë klubi sekret tani.” Të famshëm të tjerë që janë përballur me një moment të tillë në publik janë  artistët Chris Brown, Ed Sheeran dhe aktorja Jennifer Lawrence./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *