• |
ide | kryesore

“Hedhje në San Siro”, “Metavers”, “Black Mirror”: Cuadrado-Inter plas gallata në internet

-Instant, Sport
Cuadrado



Vazhdon me një befasi të madhe merkato e çmendur e transferimeve të verës së Inter. Pas ‘rastit Lukaku’ që i vuri flakën lajmeve ditët e fundit, vjen “përgjigja” e klubit zikaltër ndaj pengesës së Juventus. Marotta dhe Ausilio në fakt kanë mbyllur befasisht ardhjen në Milano të Juan Cuadrado. Kolumbiani largohet nga Torino pas tetë sezonesh bardhezi. Anësori kalon kështu te Inter si transferim i lirë dhe do të nënshkruajë një kontratë njëvjeçare. Vizitat mjekësore dhe nënshkrimi priten në ditët në vijim, për qendrimin deri më 30 qershor 2024, për 2.5 milionë euro.

Në pritje të plusvalencës së rëndësishme nga Onana, vazhdon merkato pa shpenzime për zikaltrit. Pasi sollën vetë portierin në Milano me parametër zero dhe shumë të tjerë si De Vrij, Calhanoglu, Dzeko dhe Mkhitaryan ndër vite e tani edhe Thuram, drejtuesit e Inter tani janë duke vënë bast për ish-kolumbianin, që do të vazhdojë karrierën e tij në Serie A, pasi refuzoi ofertat nga Arabia Saudite.

Lexo më tej: Cuadrado i jep lamtumirën Juventus: “Jo në Arabi, CR7 nuk më do aty”

Një lëvizje që nuk ka lënë të kënaqur asnjë nga tifozeritë. Juventinët ankohen se vazhdojnë t’i humbasin kapitenët që shkojnë në skuadra të tjera. Interistët e kanë sharë për tetë vite Cuadrado e tani nuk duan që ta brohorasin. E në këtë pikë plas gallata në rrjetet sociale.

MEMET MË PIKANTE PËR CUADRADO



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *