• |
ide | kryesore

Cuadrado i jep lamtumirën Juventus: “Jo në Arabi, CR7 nuk më do aty”

-Instant, Sport
cuadrado



Juan Cuadrado ka përfunduar aventurën e tij te Juventus dhe po përgatitet të nisë një tjetër. “Jam shumë i qetë, duke menduar se është gjëja më e mirë. E duke i kërkuar Zotit drejtimin e udhëtimit – shpjegoi ai për As Columbia -. Përfaqësuesi im Andrey Martínez ishte në Evropë dhe sapo ka ardhur për të folur për propozimet. Natyrisht janë disa opsione dhe ne do të analizojmë se cila është më e mira”. “E ardhmja në Arabi? Tani për tani kam ende pasionin, më pëlqen të konkurroj – shtoi ai -. Cristiano Ronaldo është atje, por ai nuk dëshiron të më marrë mua…”.

Më pas, duke e mbështjellë pak shiritin mbrapsht, Cuadrado u kthye për të folur për përvojën e tij bardhezi. “Kur kalova te Juventus, u ndjeva krenar. Rrugëtimi im me bardhezinjtë zgjati 8 vjet dhe falënderoj Zotin. E ëndërroja, por nuk e mendoja se do të ishte kaq i gjatë. Të kaloja kaq shumë kohë në një ekip si ky dhe të konkurrosh në një nivel të lartë është bukur”. “Unë dua dhe shpresoj që lojtarët e ardhshëm kolumbianë që vijnë në Itali mund t’i arrijnë të gjitha këto dhe të lënë një trashëgimi. Më mbush me krenari të përjetoj gjithë këtë situatë,” vazhdoi ai.

Lexo më tej: Tërbimi i Cuadrado në përfundim të Bologna-Juventus: “Kështu është e vështirë të fitosh”

Në fund, disa deklarata për mundësinë që të vazhdoj të mbaj fanellën e kombëtares: “Kam ende pasion, forcë, ndihem mirë. Do të ishte një sfidë e madhe, një arritje. Nëse Zoti më jep forcë për të qenë, nga ana ime do të jap 150% për të qenë në kushtet më të mira. E do ta lë stafin teknik të vendosë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *