• |
ide | kryesore

Jashtë projektit të Chelsea, i braktisur nga Inter, i padëshiruar te Juve: Lukakun e shpëton vetëm Arabia

-Instant, Sport
Lukakun



Janë orë vendimtare për të ardhmen e Romelu Lukaku. Rikthimi te Inter ka dështuar dhe tashmë ka nisur e përpjetë edhe rruga që e çon te Juventus. Arsyeja? ‘Kontestimi’ i tifozëve bardhezinj, që sot në JMedical kanë intonuar mesazhe shumë të qarta: “Ne Lukakun nuk e duam”. Me pak fjalë, kthimi i Big Rom në Itali është bërë i ndërlikuar. E pastaj kthehet në lojë një pistë e vjetër: Al-Hilal.

E vjetër sepse sauditët kishin avancuar tashmë në javët e fundit, si me Chelsea, ashtu edhe me stafin e belgut. Oferta për Blues ishte 50 milionë euro, për lojtarin një pagesë faraonike. Në atë kohë Lukaku e hodhi poshtë propozimin, por tani, falë ngjarjeve, hipoteza Al-Hilal mund të jetë një litar shpëtimi. Atje sulmuesi do të gjente tashmë Koulibaly, Milinkovic-Savic dhe Ruben Neves.

Lexo më tej: Romelu Lukaku telefonon natën, Ausilio nuk e lë të flasë: Inter e mbyll raportin me belgun

Natyrisht për Lukakun, që do të donte të qendronte në nivele të larta, do ishte një shpëtim. Për këtë, lojtari do të donte të merrte pak më shumë kohë. Vetëkuptohet që Blues do të thoshin po, për të hequr qafe një problem të vërtetë. E oferta do të ishte superiore nga ajo që Inter dhe Juventus mund të vënë në tavolinë. Ndërkohë, sulmuesi 30-vjeçar pritet nesër në qendrën sportive të Chelsea, ku do të stërvitet si lojtarët e tjerë jashtë projektit. Për të nuk ka turne në Amerikë si pjesa tjetër e ekipit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *