• |
ide | kryesore

Kosova blen dronët Byraktar, reagon Serbia: Armatosja nuk ndryshon balancën e fuqisë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Kosova blen dronët Byraktar, reagon Serbia: Armatosja nuk ndryshon balancën e fuqisë



Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviç ka vlerësuar se armatosja e Kosovës nga anëtarët e aleancës së NATO-s në periudhën e fundit nuk e ndryshon balancën e forcave, por ndryshon “situatën në terren”.

“Këto janë sfida dhe rreziqe shumë më serioze të sigurisë për vendin tonë.” Ne absolutisht nuk mendojmë, por zbatojmë gjithçka që do të ishte kundërmasë, në mënyrë që ushtria serbe t’i përgjigjet atij rreziku. Kundërmasa në kuptimin e ndalimit të atyre avionëve (dronëve Bajraktar TB2), qoftë përmes veprimit të sistemeve të caktuara, qoftë përmes neutralizimit elektronik”, tha Vuçeviç për televizionin B92.

Ministri vlerësoi se është e padiskutueshme që anëtarët individualë të NATO-s po e armatosin Kosovën “shumë më seriozisht” së fundmi, duke theksuar se këtë nuk e bën e gjithë aleanca.

“Jo vetëm që po trajnojnë, edukojnë, përmirësojnë oficerët, nënoficerët dhe ushtarët e tyre, por tani po kryejnë edhe dërgesa më serioze të armëve dhe pajisjeve ushtarake, në kundërshtim absolutisht me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në Shkelje absolute e marrëveshjes ushtarako-teknike nga Kumanova”, u shpreh ai.



3 Comments

  1. Serbia ti heqi shpresat qe Kosova ushtarakisht mund te pushtohet nga ta. Eshte shtet e nje shtet ne nje konsoludim te shpejt e efikase.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *