• |
ide | kryesore

“La fin”, fraza e Lukakut çmend tifozët e Juventus në rrjetet sociale

-Instant, Sport
la fin



Romelu Lukaku vazhdon të tërheqë mbi veten pakënaqësitë e një pjesë të tifozerisë dhe shpresa të pjesës tjetër. Pas një kohe të gjatë të kaluar në heshtje, sulmuesi belg është rishfaqur në mënyrën e tij në rrjetet sociale. Asnjë deklaratë për atë që po ndodh me Inter, Juventus dhe Chelsea, por vetëm foto që e tregojnë atë larg fushës. Pastaj një fjali e përbërë nga vetëm dy fjalë ‘La fin’. Kanë mjaftuar ato dy fjalë për të tërhequr vëmendjen e tifozëve të Juventus, që mund të ndryshojnë mendje për ardhjen e sulmuesit belg.

Romelu Lukaku u kthye të bëhet i gjallë në rrjetet sociale e ka dashur të postojë foto dhe një video me “rroba civile”. Pa top, pa fanellë futbolli, pa stadium. Foto të thjeshta të një realiteti normal dhe sikur asgjë të mos kishte ndodhur këto ditë. Por ajo që tërhoqi vëmendjen e tifozëve të Juventusit ishte fraza e shkruar në frëngjisht: “La fin…” që e përkthyer në italisht do të thotë “Fundi”. Për të cilin askush nuk e di për momentin, por tifozët e Juventus në rrjetet sociale kanë nisur të bëjnë arsyetime të çuditshme.

Motoja e Juventus është “Deri në fund”. Tifozët e Juventusit e kanë interpretuar atë “La fin…” si referencë ndaj frazës që lidhet me Zonjën e Vjetër. Ndoshta një interpretim paksa imagjinativ, por që po intrigon tifozët. Ata bardhezinj janë gati të betohen se marrëveshja do të bëhet menjëherë pas kalimit të Cuadrado te Inter. Tani për tani, misteri i mbishkrimit mbetet. Ai mund të shihet si fundi i diçkaje nga e kaluara dhe fillimi i një kapitulli të ri të jetës: një kapitull bardh e zi?



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *