• |
ide | kryesore

Kampionati nis në mes të gushtit, Superkupa para Krishtlindjes: zbulohen datat e sezonit 2023-2024

-Instant, Sport
kampionati



Kampionati i Superiores është i pari që ngre siparin e sezonit të ri futbollistik në mesin e gushtit dhe është ai që e ul në mesin e majit. Asnjë ndryshim për Superkupën, edhe një herë përpara Krishtlindjes. Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka miratuar së fundmi datat se kur do të nisin të gjitha kompeticionet kombëtare. Bëhet fjalë për edicionin futbollistik 2023-2024, ku formati i Superiores do të jetë ai i ri.

‘Abissnet Superiore’ pritet që të ngrejë siparin të shtunën e 19 gushtit të vitit 2023 dhe të përfundojë më 11 maj të vitit 2024. Ndërkaq, turneu i ‘Kategorisë së Parë’ është programuar të fillojë më 2 shtator 2023 dhe të përfundojë më 8 maj 2024. Ashtu sikurse edhe gjatë edicionit të kaluar, finalja e Superkupës së Shqipërisë do të zhvillohet në muajin dhjetor, përkatësisht më 20 dhjetor 2023. Kujtojmë që në garë për këtë trofe janë kampionia e Shqipërisë, FK Partizani dhe fituesja e Kupës së Shqipërisë, KF Egnatia.

DATAT E TË GJITHA AKTIVITETEVE PËR SEZONIN FUTBOLLISTIK 2023-2024

Superkupa e Shqiperisë të zhvillohet në datën 20.12.2023;
Abissnet “Superiore” të fillojë më datë 19.08.2023 dhe të mbarojë në datën 11.05.2024;
Turneu i Kategorise së Parë të fillojë më datë 02.09.2023 dhe të mbarojë në datën 08.05.2024;
Turneu i Kategorise se Dytë të fillojë më datë 23.09.2023 dhe të mbarojë në datën 05.05.2024;
Kupa e Shqiperise të fillojë më datë 27.09.2023 dhe të mbarojë në datën 14.05.2024.

FUTBOLLI I FEMRAVE

Turneu i Femrave të fillojë më datë 01.10.2023 dhe të mbarojë në datën 21.04.2024.

FUTBOLLI I MOSHAVE

Kampionati i U-21 Superiore të fillojë më datë 05.09.2023 dhe të mbarojë në datën 28.05.2024;
Kampionati U-19 Abissnet Superiore të fillojë më datë 24.09.2023 dhe të mbarojë në datën 12.05.2024;
Kampionati U-17 Abissnet Superiore të fillojë më datë 24.09.2023 dhe të mbarojë në datën 12.05.2024;
Kampionati U-16 Abissnet Superiore të fillojë më datë 01.10.2023 dhe të mbarojë në datën 12.05.2024;
Kampionati U-15 Abissnet Superiore të fillojë më date 01.10.2023 dhe të mbarojë në datën 12.05.2024;
Kampionati U-14 Abissnet Superiore të fillojë më datë 01.10.2023 dhe të mbarojë në datën 12.05.2024;
Kampionati U-13 Abissnet Superiore të fillojë më datë 24.09.2023 dhe të mbarojë në datën 12.05.2024;
Kampionati Kategoria e Pare U-19 të fillojë më datë 08.10.2023 dhe të mbarojë në datën 11.05.2024;
Kampionati Kategoria e Pare U-17 të fillojë më datë 08.10.2023 dhe të mbarojë në datën 11.05.2024;
Kampionati Kategoria e Pare U-16 të fillojë më datë 08.10.2023 dhe të mbarojë në datën 19.05.2024;
Kampionati Kategoria e Pare U-15 të fillojë më datë 08.10.2023 dhe të mbarojë në datën 19.05.2024;
Kampionati Kategoria e Pare U-14 të fillojë më datë 08.10.2023 dhe të mbarojë në datën 19.05.2024;
Kampionatin Kategoria e Pare U-13 të fillojë më datë 08.10.2023 dhe të mbarojë në datën 11.05.2024.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *