• |
ide | kryesore

Lajçak takon Kurtin: Diskutim i dobishëm për situatën në veri

Lajme, Të fundit



I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, përmes një postimi në rrjetet sociale thekson se gjatë qëndrimit në Greqi është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Lajçak shkruan se në këtë takim me Kurtin ka diskutuar për situatën aktuale në veri dhe zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të dialogut.

“Në Simpoziumin e Symit të këtij viti, pata një diskutim të dobishëm me kryeministrin Albin Kurti, për situatën aktuale në veri të Kosovës dhe rrugën përpara drejt shtensionimit dhe zbatimit të të gjitha marrëveshjeve të dialogut”, shkruan Lajçak në Twitter.

Nga ana tjetër kryeministri Kurti përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se ishte një takim ku është biseduar për uljen e tensioneve dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

“Pata një bisedë të gjatë me të dërguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, në margjinat e Simpoziumit të 25-të të SYMI në Kretë. U bisedua për uljen e tensioneve dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ne mbetemi të përkushtuar. Moti ishte shumë më i nxehtë se diskutimi ynë”, ka shkruar Kurti.



2 Comments

  1. e mer albin si je, shkollar i perjetshem me fletore bllok , me duart ne pozicion per te degjuar mesuar dhe ecur perpara

    sheh ty robi dhe ndjehet rehat shef ata karat e pdk dhe ramush trapin te ik petlla

    pale me te dal ne ekran edi rama, kllouni i shpif i shqiptareve, te vjen per te vjelle

    imazhi jot eshte imazhi i njejeriu normal dhe te vendosur qe ska lidhje me hajdutirne dhe cubat si mentalitet te ballkanit

    ti je europian albin,, lajcaku duket si fshatar sllav muzhik para teje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *