• |
ide | kryesore

Morën ryshfet, arrestohen dy inspektorë të IKMT në Berat

Arkiva, Lajme, Të fundit
Morën ryshfet, arrestohen dy inspektorë të IKMT në Berat



Dy punonjës të IKMT-së Tiranë janë arrestuar pasditen e sotme nga policia e Beratit.

Ata janë arrestuar në banesat e tyre në qytetin e Tiranës dhe janë sjellë në ambjentet e Komisariatit të Policisë Berat, pas masës së sigurisë “arrest në burg” që është dhënë sot për ta, në mungesë, nga Gjykata e Shkallës së Parë Berat.

Shtetasit: E.B dhe A.D, të dy inpektorë të IKMT-së, mësohet se akuzohen për “korrupsion” dhe “shpërdorim detyre”.

Mësohet se këta dy shtetas ishin në hetim penal nga Prokuroria e Beratit që prej vitit 2021. Nga hetimet e kryera me metoda proaktive, përgjime, vëzhgime etj ka rezultuar se dy punonjësit e IKMT-së shkonin për kontrrolle në shumë subjekte të përpunimit të pllakave të gurit dekorativ në Malin e Tomorrit dhe në këmbim të vlerave monetare që merrnin nuk mbanin asnjë akt-konstatimi për shkeljet e evidentuara nga firmat e gurit në Tomorr.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *