• |
ide | kryesore

Sot gjyqi për ‘Gërdecin’/ Në seancë dhe familjarët e viktimave dhe të lënduarve

Arkiva, Lajme, Të fundit
Mediu



Këtë të martë po mbahet sërish procesi gjyqësor për çështjen ‘Gërdeci’ ku seanca ka nisur në orën 14:00.

Në seancën e sotme janë thirrur si palë në proces familjaret e viktimave dhe të dëmtuarit.

Kujtojmë se 109 persona të plagosur dhe familjarë të viktimave kanë sjellë dokumente përfaqësimi në Gjykatë dhe SPAK do të verifikojë nëse janë të dëmtuar nga vepra penale apo jo.

Në total gjykata kishte mbi 290 persona. Seanca e datës 23 qershor u shty për shkak të prokurave të personave të dëmtuar, që sipas gjykatës janë të viteve të ndryshme dhe se duheshin të rinovuara.

Ish-ministri Mediu akuzohet për shpërdorim detyre të dyfishtë sipas Kodit Penal dhe Kodit Penal Ushtarak.



3 Comments

  1. për Berishën, BIRN bën punë të lavdërueshme kur publikon artikuj për qeverinë e Edi Ramës, por është e kapur dhe kontrolluar nga George Soros, kur artikujt kanë lidhje me të dhe familjarët e tij.

  2. Po atëherë pse publikon gënjeshtra atëherë.Sigurish që çdo gazetë e gazetar që publikon fakte të pa qena që asnjë gjykatë nuk i ka gjykuar do të thotë që e bëjnë për një qëllim universal, paratë!!Dhe Berisha si një person politik i fortë sigurisht sulmohet dhe për këtë përdoren “vrasës”me pagesë.

  3. doli Sali Berisha (ish Presidenti dhe ish Kryeministri që në vitet ’90 ka guxuar të djegë redaksinë e gazetës së vetme të pavarur në atë kohë, Koha Jonë, dhe ka mbyllur me dhjetra redaksi gazetash e sulmuar fizikisht gazetarë gjatë mbretërimit të tij në Shqipëri), dhe sulmoi rëndë të njëjtat portale, BIRN, Balkan Insight dhe Reporter.al.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *