• |
ide | kryesore

Aksidenti tragjik në Greqi/ Viktimat të moshave nga 16 deri 55 vjeç, ishin punëtorë sezonal

Lajme, Të fundit



Një 16-vjeçar dhe një 19-vjeçar janë në mesin e pesë shqiptarëve që humbën jetën tragjikisht pasditen e së martës në Edesa të Greqisë, pasi makina me të cilën udhëtonin u përplas me një kamion. Bëhet fjalë për meshkuj të moshës 55, 50, 19 dhe 16 vjeç ndërsa personi i pestë nuk është identifikuar ende.

Mediat greke raporton se ata ishin punonjës sezonalë që punonin në fermat e zonës dhe po shkonin drejt Skydra. Në rrethana ende të paqartë, makina me targa shqiptare ka dalë nga korsia dhe ka hyrë në të kundërtën duke u përplasur kokë më kokë me një kamion, përplasje që ka rezultuar fatale për ta.

Tregues i ashpërsisë së përplasjes është fakti se e vetmja pjesë e makinës që ka mbetur e paprekur ka qenë bagazhi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *