• |
ide | kryesore

Delegacioni i BE në Tiranë: Fondet për bujqësinë ndalen për shkak të korrupsionit!

Arkiva, Lajme, Të fundit
Krifca



Komisioni Evropian vendosi të pezullojë programin më të rëndësishëm të ndihmës për Shqipërinë, me vlerë dhjetëramilionë euro, për shkak të dyshimeve për korrupsion. Pyetur nga BIRN, zyra e Bashkimit Evropian në Tiranë konfirmoi zyrtarisht lajmin e publikuar më herët nga Oligarkia.al se fondet janë ndërprerë.

“Komisioni Evropian ka informuar qeverinë shqiptare se ka marrë masa paraprake bazuar në informacionin fillestar të dhënë nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit [OLAF], pas një hetimi mbi akuzat për korrupsion në lidhje me zbatimin e programit IPARD II” bëhet e ditur në përgjigjen e BE-së për BIRN.

“Si masë parandaluese për mbrojtjen e interesave financiare të Bashkimit Europian, Komisioni Europian ka ndërprerë përkohësisht rimbursimet ndaj autoriteteve shqiptare për shpenzimet e kryera në kuadër të programit IPARD II” thuhet më tej në përgjigjen me shkrim.

Programi IPARD ofron dhjetëramilionë euro në ndihmë të bujqësisë në Shqipëri dhe në vendet e tjera anëtare për kandidim. IPARD II, i cili u zbatua mes viteve 2014 dhe 2020, i dha Shqipërisë mbi 71 milionë euro ndërsa programi IPARD III pritej ta rriste ndihmën në masën 146 milionë euro.

Por korrupsioni duket se pritet të godasë edhe këtë mundësi për Shqipërinë pasi zyra e Bashkimit Evropian Kundër Mashtrimeve të buxhetit të BE-së ka hapur hetime për korrupsion në dhënien e granteve për bujqësinë, gjë që ka sjellë vendimin për pezullimin e fondeve. Hetimi i OLAF, siç njihet kjo zyrë, është ende në zhvillim e sipër dhe përfundimi nuk dihet, por dyshimet për abuzime duket se janë aq serioze sa Komisioni Evropian të ndërmarrë, si masë paraprake, pezullimin e disbursimeve.

“Komisioni Evropian nuk mund të komentojë mbi asnjë gjetje të mundshme të OLAF-it për zbatimin e programit IPARD II (2014-2020) në Shqipëri. Hetimi i OLAF-it vazhdon. Kur OLAF të dorëzojë raportin përfundimtar, Komisioni Evropian do të informojë autoritetet shqiptare dhe, bazuar në gjetjet e raportit, do të marrë çdo masë të mëtejshme të nevojshme për të mbrojtur interesat financiare të Bashkimit Evropian” thuhet në përgjigjen e BE-së.

BIRN pyeti Agjencinë për Media dhe Informim të kryeministrit Edi Rama nëse kanë komente mbi këtë vendim. Një zëdhënëse refuzoi të komentojë./Reporter.al



24 Comments

  1. Bravo ju qoftë
    Po ajo që i vodhi dhe i bëri këtë dem te madh bujqësisë të bëjë ndonjë ditë burg luleshtrydhja?
    Apo si zamira vyshka kërkoi 4 milion me detyrim paraqitje,për të njëjtën ceshtje
    Avokati kërkoi dy milion 2 vjet burg kur janë një mut ndaj përgjysëm avokat -gjyqtar pse nuk denohen njesoj

  2. Po me vjen keq për ata të agrobiznesit se ata nuk linin kokërr leku tu binte në dore fermerëve megjithëse jua merrnin produktet me çmim të ulët.
    Po europes nuk ja ha qeni shkopin
    Ajo do e ben mos të donin ata s’do kishim 30 vjet mbi krye keta politikanë hajdutë që s’dine ku kanë pronat.

  3. edhe krifca paska honger trongull mrapa kurrizit te te gjatit ????

    joooooo, mosssssss

    frut-ngrenes te papare

    ky i mori per pjeshka, kto hakan pjeshka

    dhe poplli argetohet, dhe nuk cohet, se ka frike se ngel pa spektakel masanej…

    e mire, mire

  4. Balliu Junior: Do ta mundim Amerikën dhe Britaninë e Madhe, “non grata” e Berishës do hiqet shumë shpejt.Me kete cunin e fariut foltorja po ecen lart e me lart salihun ky do e shpetoje nga non grada,pinjolli i spiunit komunist te zerit popullit gazetes komuniste Fahri Balliu,kete cunin e rrejne shoket kur i thone ti je me zgjuar se muli

    1. po ik e kar, ketu diskutohet per paret e popllit ti merresh me balliun e non grata. Tru tallash i ridhjere

  5. Seshte ndonje problem i madh, nuk ndikon fare ne bujqesi anullimi i finde e nga BE. gjithsesi ato fonde nuk kan rene kurre ne dore te bujqeve, fondet i firoste ministria me sekseret e saj gjate rruges.

    1. Qindra milione euro me pak ne Shqiperi pavaresishte ku perfundonin ato Euro ….. patjeter ne duar te pista me thonje paprere

  6. Kur te na dal edhe kjo Krifca qe ka gjezdisur hotelet me xhakuze te shtrenjte me nje sponsorizim per mavijen Edvin se edhe atij I pelqejne kur firmosin te tjeret dhe ky 2/3 e kohes ka bredhur boten si lider global!

  7. Mbeti pa fonde dhe fakulteti i renie se fyellit si pjes e akademis se barinjve, kjo oshte te talli loqet Krifca me buthen e fermerve shqiptare, mbillni grure ne mars tha koqa e kanarit krifca jorgo palikarja🤣🤣🤣

  8. “Nese dikush paska plan ta vrase Lalin politikisht (por me spekulim ashiqar ama) pse nuk paska Lali te drejte te flase per “vrases me pagese”? Sa nga keta qe ankohen pikerisht sot per lirine e medias guxuan te komentojne apo te denojne mashtrimin spektakolar te opozites dhe Berishes me kitaristin Joe Walsh per te cilin Berisha thoshte se eshte Veliaj me paruke ne Iran, ne kulmin e fushates elektorale?’Pse nuk flasin mediat qe salihu akuzoje si te Sorosit paloco gazetare ku eshte futur Likmeta?Bolino ka fituar gjygjin me salihun si shpifes ordiner ju vazhdoni hani mut salihu per dite.Maloket e cecenit salih ne masturbim total,debatikasit e salihut orgji me njeri tjetrin

    1. O kellire rilindase, pse genjen diten per diell. Sala e fitoi gjyqin kunder Kar Boles, biles i kerkoi dhe falje qe nuk i kish kontrolluar „faktet“ qe kish nxjerre. Pervec kesaj ketu behet fjale qe kjo pjeshka ka ngrene pjeshka mbrapa kurrizit te kumandkarit. Ke ndonje gje per te thene per kete?

      1. O Teuta Palla pse genjen ku e pe ti që ka fitu sali non grada gjygjin ne enderr dhe po ne enderr paska kerku sali non grada falje po pse cfar jemi ne budallenj sipas teje o Teuta Pella i vetmi njeri që as kerkon falje dhe as skuqet esht ky sali non grada ky sali non grada jot shkaterroi uzina dhe fabrika provatizoi cfar ti dilte perpara mashtroi Shqiptaret me firma piramidale hapi depot beri lufte civile ne 1997 hodhi ne er Gerdecin dhe vrau 27 veta dhe me parat e viktimave te Gerdecit djali i sali non grades ndertoi fabriken e boronicave ne 21 Janar 2011 vrau 4 protestues te pafajshem privatizoi kompleksin partizani dhe ja dha si prone dhendrit te tij bashk me vajzen ky sali non grada jot akuzohet dhe nga dy shtete qe e kan shpallur non grada Shtet e Bashkuara te Amerikes dhe Britania e Madhe e akuzojin sali non graden për korrupsjon te nivelit shum te lart dhe për minim te Demokracis

  9. nuk shoh ndo je lajm tek kjo masa qe kane marre ,Shqiperia eshte e korruptuar tash e 33 vjet deri ne qelize ….kush thote te kunderten eshte ose naiv ose idiot ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *