• |
ide | kryesore

Dosja e SPAK/ Si iu shmang Rama firmës për inceneratorin e Elbasanit

Arkiva, Kryesore, Lajme



Një batutë e Edi Ramës në Komisionin Hetimor për inceneratorët, shoqëruar me gjestikulacione për mënyrën se si ai firmoste dokumentat shtetërorë kapi menjëherë vëmëndjen e kundërshtarëve të tij politikë. “Firmat e mia… E dini si vihen ato firmat e mia? Vijnë ato dosjet… tak, tak, tak, tak kshu dhe unë firmos, pam-pam-pam-pam…” tha Rama, ndërsa lëvizte duart për të ilustruar mënyrën se si hidhte firmat mbi dokumenta. Menjëherë deklarata u shndërrua në një video-mesazh nga Partia Demokratike.

Rama donte të jepte idenë se ishte shumë i pavëmëndshëm kur firmoste dokumentat në mbledhjet e Këshillit të Ministrave. Sepse përgjegjësia për përmbajtjen e tyre ishte e vartësve të tij në kryeministri. Me pak fjalë, kreu i qeverisë nuk mund të kontrollonte ligjshmërinë e procedurave në dokumentat që i vinin në tryezë.

Por këtë të enjte në parlament, Sali Berisha e akuzoi Ramën se është i kapur mat me firmën për vendimin nr.907 të Këshillit të Ministrave që ka lidhje me inceneratorët.

“Edi Rama dhe Agaçi firmosën për kontratën me negociatë të mbyllur. Me një procedurë që e ndalon ligji. Ua them si ish-kryeministër se kryeministri ka përgjegjësi për çdo firmë që vendos, dhe firma e Edi Ramës për negociata të mbyllura, është firmë kriminale, është vepër penale e tij dhe Engjëll Agaçit dhe të gjithë atyre që e zbatuan” tha Berisha.

Procedura “me negociim pa shpallje” është mënyra me të cilën kaloi për miratim Inceneratori i Elbasanit. Procedura është një shpikje nga hiçi, një shkelje që prokurorët e SPAK ia gjetën Lefter Kokës në morinë e dokumentave, përmes së cilës u bë e mundur që Klodian Zotos dhe të tjerëve t’i kalonin paratë  e inceneratorit të Elbasanit.

Ligji parashikon vetëm tre lloje procedurash për konçensionet: 1) e hapur, 2) e kufizuar, 3) me negocim me shpallje njoftimi.

Në dosjen e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt është trajtuar kalimi i procedurës së paligjshme në disa institucione deri në vendimin me nr.907 të Këshillit të Ministrave. Në dosje madje janë përfshirë edhe zërat kundër.

Lexo edhe: A i hedh vërtetë kështu firmat Edi Rama? (VIDEO)

Lexo edhe: Dëshmia e fortë e ish-ministrit të Financave: Inceneratori i Elbasanit nuk ishte në përputhje me ligjin

Shkëlqim Cani e refuzoi si të jashtëligjshme dhe kërkoi korrigjimin e saj. Kur u pyet në Komisionin Hetimor për inceneratorët, Shkëlqim Cani u shpreh: “Kemi refuzuar miratimin e projektit të Elbasanit sepse procedura nuk ishte në përputhje ligjin. Është normale të vepronim kështu”.

E njëjta procedurë ishte kundërshtuar edhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Agjensisë së Prokurorimit Publik, Eduart Ahmeti. Në dosjen e SPAK citohet përgjigjia e Eduart Ahmetit për Lefter Kokën, ku ai i kujton se procedurat e parashikuara nga ligji dhe vërejtjen për ta korrigjuar dokumentat.

Pavarësisht zërave që e kundërshtonin procedura e paligjshme mbërriti deri në tryezën e punës së Edi Ramës. Pritej tani që ai ta firmoste, njësoj siç bënte me dokumentat e tjerë… tak tak tak tak. Por Rama iu shmang firmës për paligjshmërinë. Në mbledhjen e qeverisë kur duhej të kalonte vendimi me nr.907 Rama ia la zv.kryeministrit të atëhershëm, Niko Peleshit për ta hedhur firmën. Dosja e SPAK sqaron se në vendim kishte edhe një gabim teknik dhe Niko Peleshi e ka firmosur sërish dokumentin e korrigjuar.

Shmangia e Ramës nga firma për miratimin e procedurës së paligjshme të inceneratorit të Elbasanit nuk është diçka e re. Lapsi.al edhe më parë ka raportuar për bishtnimin që i bën Rama hedhjes së firmës për akte të tjera që mund ta çojnë atë në ndjekje penale. Për shembull, për kalimin e pronësisë së truallit ku ngrihej Teatri Kombëtar tek Bashkia e Tiranës, Rama ia ngeci firmën Erjon Braçes. VKM e sigluar nga Erjon Braçe në atë kohë ishte shumë problematike, sepse siç sqaroi Gjykata Kushtetuese, Bashkia duhej ta dorëzonte tek Ministria e Kulturës truallin përreth ish-teatrit dhe më pas ajo duhej regjistruar në kadastër.

Edhe në vitin 2018, pasi kishte vendosur personalisht se do ndërtonte një teatër me kulla, ai çoi përpara ligjin skandaloz special, që u hodh poshtë së fundi nga Kushtetuesja. Kur do t’ia kalonte për votim kuvendit këtë projektligj, Edi Rama nuk firmosi vetë, por ia la për siglim zv/kryeministres Senida Mesi.

Sërish në vitin 2021, qeveria kaloi një vendim tjetër kontravers për dhurimin e trojeve në bregdet me një çmim prej 10 euro për m2 për oligarkët. Edhe në atë rast, duke ditur se bëhej fjalë për një firmë që mund të rezultonte me pasoja, Rama ia la për ta firmosur Erjon Braçe.

Këto bishtnime që përsëriten, sa tek inceneratorët, tek teatri, apo për tokat që i dhurohen oligarkëve, tregojnë se Rama nuk është aq i pavëmëndshëm sa ç’kërkon të shitet. Teoria se ai nuk di gjë, por janë të tjerët që i dorëzohen pushtetit të parasë dhe të karriges dhe nisin e hanë dardha dhe mollë pas shpinës së tij, në këtë rast nuk qëndron. Përndryshe, nëse do të qe kaq naiv, kryeministri do kishte lënë diku një firmë që e kompromentonte penalisht, njësoj si bashkëpuntorët e tij më të ngushtë që sot janë në burg./Lapsi.al



12 Comments

  1. Le ta hane me pare ata hajvanet ( nga Korca keshtu u themi dhe gomerevet) e pastaj do ti vije radhakryehajvanit

  2. Pyet njerëz jo-militantë të çfarëdo partie, çfarë mensojnë për arrestimet e fundit të SPAK?

    Asnjë nga këta, që janë dhe elektorati gri, nuk thonë – ‘çfarë skandali, qeveria duhet të japë dorëheqjen’.

    Pa përjashtime të gjithë thonë – ‘sa pak janë arrestuar, ka edhe shumë të tjerë që duhen të jenë brënda.’

  3. Karoministri ka dhe do kete ne kurriz dy probleme:
    1. Dardhat dhe mollet pas shpine duhet ti gjeje ai kush ja ka ngrene, qofshin keto edhe te prishura sepse jane te bahçes se tij si Karo-minister (keshtu besoj e therret carlo bollino dhe klodi i zotajve dhe reli i mertirajve meqe jane ne tave te gjithe….)
    2. Patatet e nxehta kush di ti haje ose qeroje per llogari te ketij karo-ministri…..
    Te presim e te shohim …..
    Si frutat tek 1 dhe perimja tek 2 jane te qerueshme, te perpunueshme dhe te ngreneshme, qofshin edhe te prishura

  4. Basha kërkoi votimin e vettingut për politikanët, si një mundësi për të bërë transparencë dhe treguar se kush është pengu, kush është i korruptuari dhe kush është i lidhur me krimin.

    Basha i cilësoi deklaratat e Berishës një mal me gënjeshtra për të mbajtur peng me çdo kusht PD-në.

  5. këta oligarkë financojnë çetën mediatike të Tigrit, me të cilën ka nisur të sulmojë Erion Veliajn. Rastësi apo jo, anëtarë e çetës janë ish zyrtarë të korruptuar të PD-së, fanatikë të Sali Berishës, gazetarë me vila në Rolling Hills, Palasë, Kodrën e Diellit dhe Gjirin e Lalzit, gazetarë shfaqen duke pirë puro me Arben Ahmetajn, gazetarë me vila dhe televizion

  6. Keta dy komentet e fundit, jane nga nje dore ngjyrosese patronazhiti bishtor i oturakutRama,qe nuk meritojne koment. Te thuash qe sulmohet lali hajduti, na qenka mekat, kur dihet si ne driten e diellit se ne cpermasa ka vjedhur ky mafioz sicilian .Kjo bande shtetare e sotmja, eshte bisht zgjatja e prejardhjes se ketyre kodosheve bandite, e mos te thuash qe kryetari i tyre i lindur me bisht ne koke te mos na coi der ne kete derexhe skandalesh, nga po nga banditet e tije qe i ka nxjerre nga hunda, apo bishti i tije, e qe sot ia hakan dardhat, mollet ketij hajduti pas kurrizit, e qe kerko me demagogji te shitet me shume nga ceshte, e cka bere.Kjo hipokrizi banditesh, sot jo qe nuk besohet, por te luftohet me cfar mundemi sepse po behet rutine ne vazhdim, qe qeveria, qeveritaret vjedhin, e maskrenjte na mbrohen, na mashtrojne me analogjira te shpifura qe nje drejtesi e vertete e reale, keta, me ne krye kryeministrin duhesh te ishin pas hekurave, e jo te na beje selfie netv,.Gati gjysma jane ne proces akuze, por lodrat proceduriale te zgjatura, me prapavi politike te procesit, po i japin kohe e kurajo kesaj bande te rreshkasin nga bemat skandaloze, por dhe vete organi drejtesise te diskretitohet akoma edhe me shume nga ceshtr diskretituar.

  7. Pas 29 korrikut të dy një gjë e dijnë me siguri. Nuk do jenë më kandidatë për deputetë të PD. Ndaj janë përputhur në mënyrë të sinkronizuar, njëri duke u rrotulluar e tjetri duke e pritur, në kërkim të vulës. Për sa kohë Basha nuk do regjistrojë zgjedhjen e tij në gjykatë,salihu ne nje lidhje serioze me Gei gaz bardhi,jete te lumtur ciftit me te ri Gei ne tirone,erioni ti beje celebrimin ciftit jane dakort dhe maloket shurranjose te salihut.ti kari salihut qe thua nuk e meriton koment dhe pastaj ben hartim si antaret e byrose politike te salihut.

    1. Nëse në arsyetimin e palo komentit tënd udhëhiqesh jo nga trutë që të ka dhënë zoti, por nga organet seksuale, e pakta që mund të bësh, është të shkosh tek ndonjë psikiatër e të vizitohesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *