• |
ide | kryesore

Tentoi të transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 36-vjeçari në Gjirokastër

Lajme, Të fundit
Dy vajza nga Fushë-Kruja grabisin dyqanin e qendrës tregtare në Zogun e Zi



Një 36-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Gjirokastrës, pasi u kap në tentativë për të transportuar 8 emigrantë të paligjshëm në këmbim të pagesës për secilin prej tyre.

Në kuadër të operacioni policor i koduar “Road Guard 68”, u arrestua R. A., 36 vjeç, banues në Tiranë.

Në njoftimin e policisë thuhet:

U kap në flagrancë duke transportuar me automjet, kundrejt pagesës, 8 emigrantë nga vendet e treta që synonin të kalonin ilegalisht nga Shqipëria në vendet e BE-së, vihet në pranga 36-vjeçari.  Sekuestrohen automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe 1 aparat celular.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në vijim të punës së pandërprerë, në terren, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, mbështetur dhe në inteligjencën informative, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Road Guard 68”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– R. A., 36 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit, duke transportuar me automjetin tip “Volksëagen”, nga Saranda në drejtim të Tiranës, kundrejt pagesës, 8 emigrantë nga vendet e treta që synonin të kalonin ilegalisht nga Shqipëria në vendet e BE-së. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti dhe 1 aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *