• |
ide | kryesore

Helmohen disa pushues në Shëngjin, dyshohet nga një lëndë kimike

Lajme, Të fundit
Aksident, Korçë, Rrëshen, Fier, plagòsje



Në një hotel në Shëngjin ku po pushonin disa kosovarë, janë helmuar 9 persona nga një material kimik, shkruajnë mediat e Kosovës.

Kryetari i Lezhës, Pjerin Ndreu ka thënë se mendohet se helmimi ka ardhur nga një dezinfektimi me një material kimik, teksa shtoi se kjo nuk ka ndodhur nga ushqimi apo nga uji i pijshëm. Ai bëri të ditur se janë 9 persona që janë dërguar në spitalin e Lezhës dhe jo 50 siç është njoftuar më parë.

Ndreu sqaroi se të gjithë personat që kanë kërkuar ndihmë mjekësore kanë marrë raportet mjekësore përmes një kartele ku pasqyrohet i gjithë trajtimi mjekësor, që sipas tij janë çështje protokolli, të ndryshme nga ato në Kosovë.

“Për të vërtetuar në gjurmët në gjak, për të përcaktuar mikroorganizma duhet minimalisht dy javë”, theksoi Ndreu.



2 Comments

  1. Standartet e ushqimit me te mirat ne rajon, deklaron Ndreu. Shengjini nuk ka uje. Pallate, banesa, bisnese pa uje a me uje te blere.
    Ate pak qe sjell rrjeti e thithin perbindeshat ndertuar jashte cdo kriteri urbanistik e kapaciteti. Vazhdon akoma te ndertohet e zona e mbrojtur po shtyhet e shtyhet.
    Turp dhe mashtrim i merituar per kete popull te nenshtruar!

  2. U bo dhe kimist pjerini tani kupto nga mikro organizmat . Normal duhen 2 jave te laboratori i trunit te nje gamori si ki.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *