• |
ide | kryesore

Zjarri në Peshtan, helikopteri ‘Cougar’ shkon për shuarjen e flakëve

Arkiva, Lajme, Të fundit
helikopter



Vatra zjarri janë shkaktuar ditën e sotme në Peshtan të Fierit. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka publikuar pamjet teksa helikopteri ‘Cougar’ u është bashkuar forcave vendore të zjarrfikësve për të shuar zjarrin.

Ai ka bërë thirrje që në këto ditë të nxehta, qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të raportojnë në kohë vatrat e zjarrit.

“Helikopteri Cougar ka shkuar në ndihmë të forcave vendore të qarkut Fier për shuarjen e flakëve në zonën e pyllëzuar në Peshtan.

Në këto ditë me temperatura të larta, kur shtete të ndryshme të Evropës po përballen me zjarre, u bëjmë thirrje qytetarëve të bëjnë kujdes, të raportojnë në kohë vatrat e vogla për të shmangur përhapjen në zona më të mëdha!”, shkruan Peleshi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *