• |
ide | kryesore

Asgjësohen 1691 bimë kanabisi në qarkun e Lezhës, nuk dihen autorët

Lajme, Të fundit



1691 bimë kanabisi janë asgjësuar nga policia në qarkun e Lezhës. Bimët narkotike ishin kultivuar nëpër fshatrat e Mirditës, Lezhës dhe Kurbinit.

Konkretisht në fshatin Fregen, rrethi Lezhë, janë gjetur të kultivuara në tokë në zonë të shpyllëzuar 421 bimë  dyshuara narkotike cannabis sativa. Po ashtu në fshatin Thirre të njësisë administrative Fan, rrethi Mirditë, janë gjetur edhe 1055 bimë të tjera cannabis sativa të kultivuara në tokë.

Edhe në fshatin Daul, njësia administrative Milot e rrethit Kurbin, janë gjetur edhe 215 bimë të tjera të dyshuara narkotike cannabis sativa të kultivuara në tokë.

Bimët narkotike, pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Policia e Lezhës, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, vijon veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale. Kjo ishte faza e 28-të e operacionit policor të koduar “Imazhi”.



1 Comment

  1. Nùk ka kuptim tani te djegesh kanabisin kot. Rama le te beje nje VKM ose ligj per legalizimin e kanabisit jo mjeksor. Ne menyre qe te mos iki kot prodhimi. Le ta mbledhi Rama kanabisin neper magazinat shteterore dhe me cmim te ulet ta shesi ke Doshi, Frroku apo Luca, e me radhe kur tu jape licensat. Gjynaf. Mundi e djersa e popllit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *