• |
ide | kryesore

Arben Ahmetaj shpallet në kërkim ndërkombëtar

Arkiva, Lajme, Të fundit
Ahmetaj



Pasi nuk u arrestua dot në Shqipëri, SPAK shpall në kërkim ndërkombëtar Arben Ahmetajn.

Policia e Shtetit i është përgjigjur me anë të një shkrese Prokurorisë së Posaçme në lidhje me ekzekutimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për Arben Ahmetajn.

Burime bëjnë me dije se pas verifikimeve në sistemin TIMS dhe kontrolleve të banesave, policia i është shprehur SPAK-ut për pamundësinë e ekzekutimit të masës ndaj ish-numrit dy të qeverisë.

Në këto kushte, hetuesit e SPAK i kanë nisur kërkesë Interpol Tiranës për ta shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ish-zëvendëskryeministri akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë.

Hetimet për Ahmetajn nisën në shtator për akuzën e shpërdorimit të detyrës për koncensionin e inceneratorit të Elbasanit, nga ku SPAK pretendon se ai ka marrë përfitime nga kompanitë koncesionare me administratorë Klodian Zoto e Mirel Mërtiri.

Pak ditë më parë, me miratim të Gjykatës së Posaçme, SPAK sekuestroi 4 banesa dhe dy llogari bankare në vlerën e 124 mijë eurove në emër të Arben Ahmetajt.

Gjithashtu nga kontrolli në disa banesa prokuroria njoftoi se ka sekuestruar dokumente, laptopë e USB të vlefshme për hetimin. Pas këtij operacioni reagoi dhe vetë ish-zëvendëskryeministri, i cili përmes një postimi në Facebook u bëri thirrje autoriteteve të ndjekin fondet e inceneratorëve.

Kujtojmë se avokatët e ish-zv.kryeministrit kanë deklaruar se ai ndodhet në Britani.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *