• |
ide | kryesore

Botërori i skermës nën ‘pushtetin’ e politikës: shpatari ukrainas Reizlin braktis ndeshjen ndaj rusit Anokhin

-Instant, Sport
Reizlin



Konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës godet edhe skermën. Në kampionatin botëror që po zhvillohet në Milano, shpatari ukrainas Igor Reizlin refuzoi të ngjitej në platformë ndaj kundërshtarit të tij rus Vadim Anokhin. Vendimi erdhi pas një konfrontimi me Federatën e tij, e cila zgjodhi këtë shenjë proteste kundër pushtimit të Moskës ndaj Kievit. Ky është një gjest në përputhje me atë që u njoftua nga presidenti i federatës së skermës ukrainase, Mikhail Ilyashev. Asnjë prej sportistëve ukrainas nuk do të garojë kundër sportistëve rusë dhe bjellorusë.

SKUALIFIKIMI

Mungesa e prezencës së atletit ukrainas Reizlin në ndeshje, çoi në eliminimin e tij nga turneu. Anokhin, pasi eliminoi serbin Jovan Jovanovic dhe çekun Michal Cupr për të hyrë në 64 më të mirët, kalon kështu në raundin tjetër. Në sfidën e radhës ai duhet të përballet me fituesin e përballjes mes zviceranit Max Heinzer dhe australianit Lachlan Crook.

Lexo më tej: Video/ Gjest i bukur në tenis: ukrainasja Kalinina dëmtohet, rusja Kasatkina i vjen në ndihmë

PRANIMI I RUSËVE DHE BJELLORUSËVE NË TURNE

Qeveria italiane, duke respektuar dispozitat e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, ka pranuar atletët nga Rusia dhe Bjellorusia. Sidoqoftë ata janë prezantuar pa flamur dhe himn. Federata Ndërkombëtare e Skermës ka ndjekur rekomandimet e IOC për të ripranuar atletët rusë dhe bjellorusë në gara vetëm individualisht, në mënyrë neutrale dhe ku nuk janë në favor të pushtimit ushtarak të Moskës në Ukrainë dhe nuk i përkasin forcave të armatosura dhe policore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *