• |
ide | kryesore

Video/ Gjest i bukur në tenis: ukrainasja Kalinina dëmtohet, rusja Kasatkina i vjen në ndihmë

-Instant, Sport, Video



Vendet e tyre, Rusia dhe Ukraina, janë në luftë, por këtë herë në fushën e tenisit mbizotëroi solidariteti dhe loja e ndershme. E dëshmon episodi i ndodhur sot gjatë një ndeshjeje në raundin e parë të turneut WTA në Berlin. Në fushë rusja Daria Kasatkina dhe ukrainasja Anhelina Kalinina ishin përballë njëra-tjetrës, kur në një moment kjo e fundit, e cila kishte fituar setin e parë, u rrëzua përtokë, në bar, duke qarë nga dhimbja dhe duke prekur pulpën e saj. Në atë moment, pas një casti pavendosmërie, pasi kaloi fushën Kasatkina shkoi për të marrë akull dhe ia çoi koleges së saj të ulur në tokë, nën duartrokitjet e spektatorëve të pranishëm.

Më pas loja rifilloi dhe përfundoi me fitoren e Kasatkinës për 5-7 6-3 6-1. Mesa duket problemi fizik i korrigjuar e kushtëzoi ndeshjen e tenistes ukrainase, e cili gjithashtu doli nën duartrokitjet e shikuesve të pranishëm.

VIDEO



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *