• |
ide | kryesore

Flirt me Berishën? Gaz Bardhi përgjigjet i prerë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Bardhi



Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, është shprehur se nuk ka asnjë “flirt” mes tij dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Komentet Bardhi i bëri gjatë një interviste për mediat, ku tha se kur ai ka luftuar me ish-kryeministrin Berisha, të tjerët nuk i përmendnin dot as emrin, madje mbylleshin në shtëpi.

Ai shtoi se qëndrimi i tij është i njëjtë me atë të nëntorit të kaluar, lidhur me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe shtoi se të gjitha energjitë e tij janë të përqëndruara kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

“Unë nuk e di kush i është bashkuar dhe kush jo zotit Berisha. Unë di që duhet të mblidhet sipas statutit Këshilli Kombëtar, të marrë masën për shkeljen e disiplinës. Kush mendojnë që ka shkelur statutin e PD-së, në mbledhjen e Këshillit të propozojnë dhe të hedhin në votim përjashtimin e dikujt, qoftë edhe të Gazment Bardhit, me 2/3 e votave në Këshill.

Unë kam mbajtur qëndrimin tim që zgjedhjet në parti nuk mund të bëhen nga lartë poshtë. Ne jemi akoma në gjyq se kush jemi PD. Se kush duhej të regjistrohej si PD ne kemi bërë betejë në KAS një muaj. Nuk përjashtohet anëtari i Këshillit Kombëtar të regjistruar në gjykatë me një të rënë të lapsit. Kush e ka këtë fuqi të heqë kolegët? Me proces statutory mund të përjashtohem edhe unë nga partia. A e dini ju që sot ka njerëz që janë duke organizuar zgjedhjet për kryetar të PD-së në emër dhe për llogari të Bashës? Kanë qenë drejtues shtabesh të Berishës. Në Divjakë mund të them unë me dhjetëra raste.

Ky nuk është standart statutore, por standart hall personal. Pozicioni im në raport me Berishën është identic nga ato që kam shprehur nga nëntori e deri në këtë moment. Duhet të mos harxhojmë energji me njëri tjetrin, por të merremi me Edi Ramën. Nuk mund të baltosësh sekretarin e Përgjithshëm të PD-së që të gjitha energjitë e veta kundër Ramës. Kur unë ka, bërë betejë me Berishën, disa të tjerë u mbyllën në shtëpi dhe nuk ja zënë dot emrin në gojë zotit Berisha. Vula administrohet nga sekretari i përgjithshëm, as nuk e kam marrë në xhep, as nuk e kam çuar në shtëpi. Unë nuk i ndihmoj dot ata që kanë humbur vulën. Disa duan të shpallen vulëhumbur, është çështje e tyre dhe jo përgjegjësi e imja”, është shprehur Bardhi.



6 Comments

  1. Gazit nuk ja morin dot vulen, kot mundohen. Vulen Gazi e ruan ne vendin me te shenjte qe ka, .. e ka futur ne vrime te bythes.

  2. Ne ca kuptimi e kishe flirtin?

    Se Berishen e morem vesh qe eshte nje kokerr BQ!

    Por mos eshte edhe Bardhi valle?!

  3. Bardhi mu duk i lodhur, ben mire te gjej nje jat si koleget e vet e te pushoje nja dy muaj. Pd aty eshte, siç e keni kantadisur nuk i duhet kujt.

  4. Nëse kanë të njejtin mendim për Berishën këta Braçet e PD zyrtare, përse nuk hedhin kandidaturën e tyre për kryetar të PD, duke konkuruar me Bashën ?
    Jo po duhej që edhe Basha të kishte dhënë dorheqjen si Berisha.
    Në fakt Basha e bëri këtë veprim, edhe pse është lideri më i ri partiak, me shpresën që këtë ta bënte edhe Berisha pranë tetëdhjetave. me 32 vite karrierë të pandërprerë politike.
    Do ti rekomandoja Bardhit, që të përballet me Bashën jo vetëm për formimin intelektual, ku kjartazi është më poshtë, por në përzgjedhjen e liderëve, qytetarët tëthiqen edhe nga pamja e jashtëme fizike që ndikon patjetër në vlerësimin e figurës së një lideri partiak, që në fund të fundit synon të jetë kryeministër. e do të përfaqësojë shtetin shqiptar në botë.
    Me këtë nuk dua të them se po të jesh trup gjatë, je më i afti për kryeministër, se edhe të tillët konsiderohen si kashta e misrit pa kallij, por midis ekstremeve të përzgjedhet mesatarja normale.

  5. O Zot, fali keto budallenj qe thone se te jeshe k/minister duhet te jeshe I gjate e me pamje. O truthare e shpelare. Basha ka intelektin e nje 15 vjecari, as per te lare qenefet nuk ben. Merkel nuk eshte e bukur nuk eshte e gjate, por e qeverisi Gjermanine si askush tjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *