• |
ide | kryesore

Rama mënjanon Damian Gjiknurin, e heq nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm

Arkiva, Lajme



Në mbledhjen e asamblesë së PS, Damian Gjiknuri është njoftuar se nuk do të jetë më Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste. Ai është zëvëndësuar me Blendi Klosin. Vendimi i Ramës në këtë moment të pështjelluar për socialistët vjen pas përmendjes së Gjiknurit në dosjen e SPAK për inceneratorët, ku raportohej për disa pagesa të udhëtimeve të Gjiknurit nga Klodian Zoto.

Në zgjedhjet e 14 Majit Gjiknuri ishte drejtues politik në Elbasan, ku rikonfirmoi Gledian Llaten si kryetar bashkie.



3 Comments

  1. Thjesht rrokadë në PS. Lëvizje sipërfaqsore që të duket sikur “gjërat po ndryshojnë”.

    Hi socialist syve të lodhura të njerzëve.

    1. O Miri shikoni veten tuaji ju te partise demokratike se si jeni katandisur jeni ndar ne tre pjes nje pjes me lulzim bashen një pjes Gaz Bardhin nje pjes me çiftin Berisha Meta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *