• |
ide | kryesore

Kurti mesazh BE-së: Masat ndaj Kosovës të hiqen para zgjedhjeve në veri!

Arkiva, Lajme, Të fundit
Kurti: Jam i shqetësuar me krimet kundër civilëve pas sulmeve të Hamasit në Izrael



Kryeministri Albin Kurti ka thënë se është e rendit logjik që masat e vëna nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës të hiqen para se të vijë koha e mbajtjes së zgjedhjeve të reja në veri të vendit.

Ai ka thënë se marrëveshja që zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka arritur me emisarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka të bëjë për deeskalim e se “s’beson që ndokush pret që pa u bërë deeskalimi i plotë të kemi zgjedhje në veri”.

“Ne natyrisht që vazhdojmë punën. Po përgatitemi që të ketë zgjedhje të parakohshme në veri e për këto masat që janë marrë ndaj nesh e që janë quajtur të përkohshme e të kthyeshme, natyrisht që presim që të hiqen sa më parë e është e logjikshme që kjo të ndodhë paraprakisht. S’bëhet fjalë për kushtëzime, por për rend logjik të gjërave që duhet ta ketë si hap të parë zbatimin e dakordimit ndërmjet Bislimit e Lajçakut për 3 qershorin, i realizuar në Bratislavë dhe e krijon normalitetin minimal për zgjedhjet e parakohshme”, ka thënë Kurti në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë të mërkurën.

Për takim me kryetarët e komunave në veri, ai ka thënë se i njeh e se kur i takon u thotë që “kur ecën rroga duhet të dilet në punë”.

“Unë mund t’i takoj, por nuk e di sa është i këndshëm takimi me mua sepse kur takohen me mua, unë ju them njerëzve shkoni në punë e jo mos shkoni. Problemi me nuk është a ka a s’ka takim, por është që unë them se duhet me shku në punë se po të ec rroga. Kur të ec rroga, duhet me shku në punë. E këtu ndoshta është njëlloj vështirësie dhe dallimi me kryetarin e partisë që ka zhvilluar takim të këndshëm atje”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se nuk është i kënaqur në përgjithësi me punën e Prokurorisë, kur është pyetur për lirimin e serbëve të dyshuar për sulmet ndaj gazetarëve e autoriteteve në veri.

Kurti ka thënë se nuk është i informuar për hetimet nga task-forca antikorrupsion ndaj pesë ministrave të Qeverisë së tij. Informata ka thënë se s’ka pas ministri Elbert Krasniqi, që është raportuar si një nga ministrat që po hetohen.



4 Comments

  1. Bravo KURTI, hallall qenke burreshtetas i vertete, keshtu marrinvesh keta derrat/dosat lgbt te BE, asnje mm tolerance atyre! Hiqni menjehere masat ndeshkuese, denoni terroristet e Serbise, pastaj shohim e bejme, KAQ!

  2. ore BE e ka pyt ramen per keto masa qe ve dhe heq apo i ben me koke te vete?

    ca thote rama kllouni per keto masa? apo fap e fap e fap edhe hopa karin ne bythe fuges!

  3. Pirth pirth se lirohesh o al bin……masat do te hiqen kur te ulesh kryet…..nga kaposh do te transformohesh ne pule…..kjo eshte politika e me te fortit qe vetem komunistet nuk e pranojne…..peshku i madh e ha te voglin thote populli…..te gjithe jemi per te drejta te barabarta po ja qe nuk funksionon keshtu ne kapitalizem!!!!

  4. Nuk e ul kryet Albini.Nuk është Edi Rama që i hapet shalësh Amerikonve e BE.Por një gjë ama duhet të ishte konsultuar me kumandarin se mos i jepte noi dorë më këta ndërkombëtarët!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *