• |
ide | kryesore

Ndryshimet në qeveri / A do e shkarkojë Rama ministren e Financave, Ibrahimaj?

Arkiva, Lajme
rama Ibrahimaj



“Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, është shkarkuar nga detyra e saj gjatë një mbledhjeje urgjente të Qeverisë shqiptare vetëm pak orë përpara se të mblidhet asambleja e partisë në Pushtet ku ishin përfolur ndryshime drastike”. Ky është lajmi që u përhap me shpejtësi këtë të mërkurë në mesditë vetëm disa orë para mbledhjes së asamblesë së PS.

Deri më tani nuk është dhën asnjë arsye mbi këtë shkarkim dhe nuk ka asnjë konfirmim zyrtar. Mbledhja e sotme  (në orën 17:30) e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste ishte përfolur shumë si një fortunë ndryshimesh qeveritare, për shkak të goditjes në imazh që ka pësuar kabineti Rama nga afera e inceneratorëve, skandalet e Safet Gjicit dhe ato të fisit Raja. Por lajmi i beftë i se Ibrahimaj do shkarkohej paraprakisht qe një sinjal se ky skenar mund të të mos ndodhte. Arsyeja është e thjeshtë: nëse njëri nga ndryshimet qeveritare do të bëhej para asamblesë, ndoshta nuk kishte kuptim që aty të kishte ndryshime të tjera. Përndryshe kryeministri Rama do ti shpallte të gjitha bashkë.

Sot pasdite pritet që Rama të vendosë se kush do ta drejtojë grupin parlamentar të PS, pas emërimit si ministër i punëve të brendshme të Taulant Ballës, si dhe të ndryshojë disa krerë qarqesh.

Ibrahimaj e mori portofolin e shtetit më shtator 2021, duke shërbyer në këtë detyrë për më pak se dy vjet.

Në vitin 2016 e në vijim Ibrahimaj ka qenë anëtare e Këshillit të Statistikave, INSTAT, në 2017 e në vijim anëtare e Këshillit Drejtues të FED Invest dhe anëtare e Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

Ndërsa, ajo mori emër në vitin 2019, kur u emërua në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, të cilën e mbajti deri në vitin 2019, përpara se të emërohej ministre.

Ajo ka qenë po ashtu në drejtimin e INSTAT gjatë viteve 2015-2016 dhe ka koordinuar çështjet financiare dhe ekonomike në Kryeministri më parë.

Para mbledhjes së asamblesë vetë ministrja e përgënjeshtroi këtë lajm duke e quajtur si thashethem veror. “Nuk më kanë shkarkuar, as kam dhënë dorëheqje”, u tha ajo gazetarëve, ndonëse fjalët për një letër dorëheqjej të saj qarkullonin prej javësh..

Shkarkimi i Ibrahimajt do përbënte edhe të dytin në pak ditë nga kryeministri Rama, i cili më parë ka liruar nga detyra ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi dhe në vend të tij emëroi Taulant Ballën në pozitën e lartë.

 

©Lapsi.al



7 Comments

  1. Ne pidh te mamit shkofshin te tere e te tera , ato te keqija qe po i bejne miletit i pagofshin te kalamajt e vet.

  2. Zonja ka qene Drejtoresha e Tatimeve qe levronte parate e inceneratoreve fantazme! U zbulua kandidatja tjeter per SPAK, suksese ne burg moter dhe ti .. Erion LGBTQIUNEBYTH nuk e gjen gje, firma e tij ne dokument shteti nuk e sheh si krim Duman qorri!

  3. Sipas gojeve te liga ministrja e financave ka kerkuar vete doreheqjen 2 here qe perpara zgjedhjebe lokale por shurra i gjate i ka bere me dije se do ta heqe mbas zgjedhjeve lokale .
    Thuhet qe i ka dale pak burri ne nje pergjim …dhe tanj qenkan pak ne stres familjarisht .

  4. Gazetari pranë Berishës nxjerr zbuluar Bardhin: Ka paguar “Rithemelimin” me paratë e PD-së zyrtare,te gjithe po tradhtojne salihun dhe gazetari i familjes bledar koka

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *