• |
ide | kryesore

Rama shkarkon të gjithë sekretarinë e PS, do të zgjidhen në shtator

Arkiva, Lajme, Të fundit
Rama



Asambleja e Partisë Socialiste ka marrë sot disa vendime të rëndësishëm. Kryesocialisti Edi Rama ka shkarkuar të gjithë sekretarinë e Partisë Socialiste.

Mësohet se kjo strukturë drejtuese e PS do të plotësohet në shtator, që me shumë mundësi Rama do të thërrasë sërish Asamblenë për të votëbesuar sekretarët e rinj. Vetëm Damian Gjikuni është zëvendësuar dhe postin e tij si sekretar i Përgjithshëm e ka marrë Blendi Klosi.

Sekretarët e shkarkuar:   
1-Sekretari për Organizimin, Blendi Klosi
2-Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, Eridian Salianji
3-Sekretare për Burimet Njerëzore Anila Denaj
4-Sekretare për Koordinimin, Blerina Gjylameti
5-Sekretari Dixhital, Etjen Xhafaj
6-Sekretare për Gruan, Etilda Gjonaj
7-Sekretare për Marrëdhëniet me Jashtë, Romina Kuko
8-Sekretari për Migracionin, Laert Duraj



2 Comments

  1. Pas gjithë cudirave të 6 viteve të fundit me vjedhje votash, përjashtime, rebelime, foltore, grupime, peticione, rrahje, baseball, brava, dryna etj., tani është hapur një debat i ri. Sa Sekretar të Përgjithshëm ka PD? Dhe tërë këtë lëmsh të fundit që kishin mangut demokratët e mbetur nën sigël apo Rithemelim, e ka shkaktuar përfshirja e Gazmend Bardhit në rizgjedhjen e beftë te Lul Bashës në 29 korrik.si ne 10 vjet rama nxjerr bllof te gjithe ata gjithologe mbremjesh ku flasin dhe vetem flasim per ndryshime ketu atje dhe fund te gjithe lepijne ate qe ka peshtyre neper studio.

  2. Ja Elon Musk-u shqiptar.

    Prisni kur t’ja vej emrin Partise Socialiste “X”.

    Ose “Z”… se X-in e ka zene Eloni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *