• |
ide | kryesore

Barcelona me zemër “në dorë”: UEFA i jep aprovimin për Champions League, por përjashtimi nuk është evituar

-Instant, Sport
Barcelona



Barcelona mund të buzëqeshë lehtë dhe të lëshojë një gjysmë psherëtimë lehtësimi. UEFA ka vendosur t’i japë blaugranave lejen për pjesëmarrjen në Champions League 2023-24. Spanjollët, pjesëmarrja e të cilëve ishte në rrezik pas shpërthimit të çështjes Negreira, u pranuan në Evropë, por me rezervë. Në fakt, siç është komunikuar nga organizmi federal evropian, procedimi ndaj klubit mund të “rihapet sipas detyrës zyrtare ose me kërkesë të Inspektorëve të Etikës dhe Disiplinës të ngarkuar me çështjen”.

Një lajm i parë i mirë, edhe pse përgjysmë, për Xavi dhe lojtarët e tij. Barcelona për momentin e di se mund të luajë në kompeticionin më të mirë evropian për sezonin e ardhshëm. Por me faktorin e panjohur që mbetet ende shumë prezent, sepse UEFA ka vendosur për pranim me kusht.

Lexo më tej: Skandali i arbitrave, Barcelona fundoset nga një frazë e zbuluar e Negreira: “Mund t’ju ndihmoj me VAR”

Në fakt, një vendim i ardhshëm për pranimin/përjashtimin nga kompeticionet europiane mund të merret gjithashtu në javët në vijim. Kjo do të rrëzonte efektivisht atë që ishte vendimi i vetë organit të apelimit të UEFA-s. Kështu, asgjë e sigurtë për Barcelonën, që mund të shohë nga momenti në moment të mbetet pa prezencën në Champions.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *