• |
ide | kryesore

Bizneset në Shqipëri, të shqetësuara nga qeveria, krimi dhe media

Arkiva, Lajme, Të fundit
Edi-Rama-Delina-Ibrahimaj



Qeveria, krimi dhe media kanë kthyer investitorët në shënjestër për t’u shantazhuar dhe zhvatur duke e bërë të vështirë të bërit biznes në Shqipëri, vëren raporti vjetor i Departamentit të Shtetit mbi klimën e investimeve të huaja, një raport që përmbledh shqetësimet kryesore të investitorëve në vende të ndryshme të botës si dhe analizon kushtet ligjore dhe faktike të operimit të këtyre bizneseve. Raporti [link] grupon në të njëjtën fjali shqetësimin e bizneseve nga të tre faktorët, zyrtarët e administratës publike, strukturat e krimit të organizuar dhe medias.

“Komuniteti i biznesit raporton se një fluks i lartë i të ardhurave të paligjshme nga trafiku i drogës, kontrabanda, evazioni fiskal dhe korrupsioni deformon konkurrencën në treg,” shkruhet në raport. “Aludimet për korrupsion janë të zakonshme dhe investitorët shpesh raportojnë se janë bërë shënjestër për zhvatje njëkohësisht nga administrata publike, media dhe grupet kriminale,” shkruhet më tej në raport.

Departamenti i Shtetit vëren se raportimet për korrupsion në procesin e prokurimeve publike janë të zakonshme. “Investitorët shpesh raportojnë raste të korrupsionit të qeverisë që vonon dhe parandalon investimet në Shqipëri,” shkruhet në raport. “Përdorimi i vazhdueshëm i kontratave të partneritetit publik privat ka reduktuar mundësitë për konkurrencë, përfshirë konkurrencën nga investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe në sektorë të tjerë,” vërehet më tutje në raport.

Investitorët amerikanë thonë se ata janë të sfiduar nga korrupsioni dhe nga praktikat e biznesit informal.

Raporti vëren gjithashtu se Ligji për Investimet Strategjike, i miratuar fillimisht në vitin 2015 dhe që afati i të cilit është shtyrë disa herë, kishte për synim të promovonte investimet e brendshme dhe të huaja në sektorë strategjikë por ai “nuk tërhoqi investime domethënëse të huaja.”

Sipas raportit, shumica dërrmuese e 50 projekteve të miratuara përqendrohen në turizëm dhe dominohen nga investitorët vendës. Reporter.al



6 Comments

  1. Prit ku jeni ..nuk keni parë gje akoma..Nuk do ngelet me as edhe nje rob qe te konsumoje tek Zamiri apo Ceti haaaa

  2. Dhe thone shqipot pastaj: uaaa po si ka mundesi qe Ameriken e kemi aleat e amerikanet nuk investojne tek ne?!

    Po sepse jeni kokrra katnaresh, gjysem-debila, hajdute, kriminele, te paafte e te korruptuar!

    Kush eshte ajo sipermarrje serioze qe vjen ben biznes ne ate kete halen qe keni krijuar!

    Vijne vetem ata qe flasin sado pak gjuhen tuaj.

  3. “Dhuna politike është e rrallë, rasti më i fundit janë përpjekjet e udhëhequra nga një ish-lider shqiptar, i dizenjuar nga Qeveria Amerikane për korrupsion të konsiderueshëm publik, për të thyer selinë e partisë në janar 2022, çka kërkonte ndërhyrjen e policisë; si dhe protestat politike në 2019 që përfshinin raste të mosbindjes civile, dhuna e nivelit të ulët dhe dëmtimi i pronës, përdorimi i gazit lotsjellës nga policia.

    Më 21 janar 2011, forcat e Gardës qëlluan dhe vranë katër protestues gjatë një demonstrate të dhunshme politike”, shkruan DASH.

  4. Arrestimet i ka bërë kjo qeveri, edhe pse shumë prej të arrestuarve janë të afërt me pushtetin e saj. Dhe kjo është një kambanë alarmi dhe për të gjithë ata grupe kriminale, dhe të “fortë” të Berishës që sillen lart e poshtë nëpër Shqipëri si shtet paralel dhe që Berisha nëse i preket qoftë dhe një prej tyre hidhet përpjetë.

    Ndaj nga sot e tutje të gjithë duhet të kuptojnë beteja e vetme që ka mbetur të bëhet në këtë vend, nuk është më beteja elektorale. Ato duken si beteja të fiksuara derisa opozitën ta mbaj peng në gërmadha Sali Berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *