• |
ide | kryesore

Shifrat/ Sa para ka paguar Veliaj për dy Klodët e inceneratorëve

Arkiva, Lajme, Të fundit
veliaj per inceneratoret



Ndonëse dy bosët e inceneratorit të Tiranës Klodian Koto dhe Mirel Mërtiri janë shpallur në kërkim ndërkombëtar me masë ‘arrest në burg’ nga GJKKO, pikërisht për përfshirjen në aferën me impiantet e përpunimit të mbetjeve, Bashkia e kryeqytetit vazhdon rregullisht pagesat për koncesionarin në fushën e mbetjeve në Sharrë, Integrated Energy BV SPV.

Sipas të dhënave zyrtare që disponon nga drejtoria e thesarit në ministrinë e financave, vetëm për vitin 2023 kur Zoto dhe Mërtiri ishin shpallur edhe në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, bashkia e kryeqytetit ka paguar për inceneratorin e Tiranës 12 fatura, me një vlerë totale prej rreth 410 milionë lekësh ose rreth 4,1 milion euro.

Për muajin shkurt ka 3 fatura, për marsin 5 fatura, për majin 2 fatura dhe po kaq për muajin shkurt. Faturat kanë përshkrimin ku thuhet se pagesat kryhen për vazhdimin e kontratës koncesionare dhe depozitimin e mbetjeve, ndërsa përmenden dhe situacionet e punimeve çdo muaj.

Sipas shifrave zyrtare në total që nga viti 2018 e deri më tani për inceneratorin e Tiranës janë paguar 239 fatura nga institucionet shtetërore të përfshira në marrëveshje, me një vlerë totale prej rreth 6,5 miliardë lekësh ose rreth 65 milion euro me kursin e sotëm zyrtar./BW



6 Comments

  1. “Dhuna politike është e rrallë, rasti më i fundit janë përpjekjet e udhëhequra nga një ish-lider shqiptar, i dizenjuar nga Qeveria Amerikane për korrupsion të konsiderueshëm publik, për të thyer selinë e partisë në janar 2022, çka kërkonte ndërhyrjen e policisë; si dhe protestat politike në 2019 që përfshinin raste të mosbindjes civile, dhuna e nivelit të ulët dhe dëmtimi i pronës, përdorimi i gazit lotsjellës nga policia.

    Më 21 janar 2011, forcat e Gardës qëlluan dhe vranë katër protestues gjatë një demonstrate të dhunshme politike”, shkruan DASH.

  2. Arrestimet i ka bërë kjo qeveri, edhe pse shumë prej të arrestuarve janë të afërt me pushtetin e saj. Dhe kjo është një kambanë alarmi dhe për të gjithë ata grupe kriminale, dhe të “fortë” të Berishës që sillen lart e poshtë nëpër Shqipëri si shtet paralel dhe që Berisha nëse i preket qoftë dhe një prej tyre hidhet përpjetë.

    Ndaj nga sot e tutje të gjithë duhet të kuptojnë beteja e vetme që ka mbetur të bëhet në këtë vend, nuk është më beteja elektorale. Ato duken si beteja të fiksuara derisa opozitën ta mbaj peng në gërmadha Sali Berisha.

  3. Rama nuk synon zgjedhje për të mundur kundërshtarët opozitarë që I rrezikojnë pushtetin. Jo! Në opozitë s’lëviz asgjë në drejtim të rritjes së saj. Më keq akoma zvogëlohen përmes marrëzive me forume fallso, vula që I mban gjykata, e njerëz që lëvizin kuturu nga Basha tek Berisha e anasjelltas si Bardhi & co. Rama thjeshtë duhet të menaxhojë kostot e kundërshtarit të vetëm që ka përballë: SPAK! Deri tani 3.6 milion turiste kane pushuar ne shqiperi,nga 100 euro per person llogarite bejini vete o shurranjose maloke

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *