• |
ide | kryesore

Skemë mashtrimi me TVSH, vihen në pranga 2 shqiptarë, 3 italianë në kërkim

Lajme, Të fundit
Arrestohet drejtori i Shërbimit Zjarrfikës në Cërrik



Policia e Gjirokastrës ka bërë të mundur zbulimin e një skeme mashtrimi me TVSH-në që realizohej në bashkëpunim mes shqiptarësh dhe italianësh.

Në kuadër të operacionit të koduar “Skema”, është bërë i mundur ndalimi i dy shqiptarëve dhe janë shpallur në kërkim 3 shtetas italianë, të akuzuar për krijimin e skemave të mashtrimit, me qëllim përfitimin nëpërmjet rimbursimit të TVSH-së.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Gjirokastër, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, kanë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit shqiptarë 45 vjeç dhe 48 vjeç, për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, janë shpallur në kërkim tre italianë, për të  cilët, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, kryer në bashkëpunim, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Dhënia e informacioneve të rreme”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë regjistruar subjekte dhe kanë lëshuar fatura me TVSH fiktive, për shërbime konsulence, duke krijuar teprica kreditore, për të përfituar më pas rimbursim të TVSH-së.

Në kuadër të këtij procedimi penal, në zbatim të vendimeve të Gjykatës është bërë sekuestrimi i 3 llogarive bankare me shumat 1 milion e 300 000 euro dhe 13 milionë lekë të rinj.

Në bashkëpunim me Prokurorinë dhe autoritetet italiane, vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarive kriminale, si dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *