• |
ide | kryesore

Video/ Gafë e bujshme e Skriniar me PSG: tifozët e Inter tallen me mbrojtësin që i braktisi

-Instant, Sport, Video
skriniar



Turneu japonez i Paris Saint Germain vazhdon jo tamam si duhet. Francezët barazuan pa gola në ndeshjen hapëse në Rising Sun ndaj Al-Nassr të Cristiano Ronaldo. Pastaj nuk ngurruan të bëjnë një figurë të keqe në Osaka ndaj vendasve të Cerezo, duke dalë të mundur 3-2. Në ndeshjen e shëmtuar të PSG, duhet nënvizuar edhe gabimi flagrant i Milan Skriniar, në rastin e golit 1-1 të japonezëve. Një gabim që ngjalli kënaqësinë e tifozëve të Inter, të cilët u tallën me ish-mbrojtësin e tyre në rrjetet sociale.

SKRINIAR GABOI, INTERISTËT… U KËNAQËN

Për shkak të çështjes së mprehtë që lidhet me Mbappé, Paris Saint Germain nuk po përjeton një nga momentet më të mira në historinë e tij. Por nëse gjërat nuk shkojnë shumë mirë jashtë fushës, situata nuk ndryshon brenda drejtkëndëshit të gjelbër. Në turneun në Japoni, pas barazimit 0-0 ndaj Al-Nassr erdhi humbja e parë sezonale. E pësuar madje nga modestët e Cerezo Osaka. Humbje në të cilën Milan Skriniar kishte dorën e tij negativisht. Sllovaku ishte autor i një gafe flagrante në mbrojtje me rastin e golit të 1-1 të mikpritësve.

Lexo më tej: Pesë sezone si interist, Skriniar prezantohet te PSG: francezët firmosin edhe me sulmuesin e Real Madrid

Pasi kaluan në epërsi falë Ekitike, PSG u rikuperua nga goli i Jordy Croux, i cili përfitoi nga gabimi i bërë nga Skriniar në bashkëpunim me Danilo. Topi i gjatë i japonezit, Skriniar dhe braziliani penguan njëri-tjetrin dhe asnjëri prej tyre nuk kapi topin. Përkundrazi, lejuan belgun të shkojë qetësisht drejt portës dhe të mundë Donnarumma.

Një gabim që bëri që tifozët e Inter të “gëzojnë” dhe jo pak. Zikaltrit ende janë të mllefosur për shkak të vendimit të mbrojtësit për të mos rinovuar dhe për të kaluar te PSG si transfertë e lirë. Komentet sociale ishin elokuente dhe mjaft të rënda: “Është fundi që meriton, je thjesht një klloun m*ti”, ka shkruar një ftifoz. Një tjetër e rriti dozën: “Duhet të shkosh në të sëmës, mirë bëre. Herën tjetër mëso të tradhtosh kështu fanellën tonë”. Një tifoz i tretë pastaj gjykoi: “Në kampionat duhet të bësh edhe më keq. Ne duam më shumë gafa si kjo, o ndyrësirë e shpifur”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *