• |
ide | kryesore

Pesë sezone si interist, Skriniar prezantohet te PSG: francezët firmosin edhe me sulmuesin e Real Madrid

-Instant, Sport
Skriniar



Pas gjetjes së marrëveshjes janarin e kaluar, mbërritja e Milan Skriniar në Paris më në fund është zyrtare. Këtë e ka bërë të ditur Paris Saint-Germain me një postim në kanalet e tyre sociale. I pangatërrueshëm detaji me flamurin e Sllovakisë, vendlindja e ish-mbrojtësit të Inter. Skriniar vjen nga zikaltrit nën Kullën Eiffel me parametër zero. Në Francë ai do të gjejë sërish Achraf Hakimi, bashkëlojtarin e tij te Inter në sezonin 2020/21 që përfundoi me fitimin e titullit. “Fitorja më e bukur”, siç tha vetë Skriniar në mesazhin e tij të lamtumirës për tifozët e tij të vjetër.

Qendërmbrojtësi nënshkruan një kontratë pesëvjeçare (deri më 30 qershor 2028) me francezët: “Jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij klubi të mrekullueshëm. PSG është një nga klubet më të mira në botë, me lojtarë të klasit botëror dhe tifozë fantastikë”, ishin fjalët e para të Skriniar.

Lexo më tej: Bonolis, fjalë të rënda për Skriniar: “Një mosmirënjohës, te PSG do jetë kukull mes kukullave”

Për ta zëvendësuar, Inter, që tashmë e ka mbyllur për Bisseck, po mendon edhe për Demiral: “Ai do të largohet nga Atalanta 101% – tha Furkan Yildririm, avokati i agjencisë së Cenk Melih Yazici, e cila ka prokurën për mbrojtësin e Atalantës për Inter-Neës.it –. Inter është një mundësi konkrete. Ka negociata mes dy klubeve, jo me ne tani për tani, por jemi gati të lëvizim”.

PSG, ZYRTARE EDHE ASENSIO

Marco Asensio është zyrtarisht lojtar i Paris Saint-Germain. Sulmuesi spanjoll i bashkohet klubit të Ligue 1 për tre sezone, deri në qershor 2026. Lojtari 27-vjeçar lëviz si transferim i lirë, pas shtatë sezoneve me Real Madrid. “Është një privilegj të jesh pjesë e këtij klubi të madh që është PSG”, tha Asensio. “Mezi pres të bashkohem me shokët e mi të rinj dhe të punoj me ta për të arritur gjëra të mëdha”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *