• |
ide | kryesore

Bonolis, fjalë të rënda për Skriniar: “Një mosmirënjohës, te PSG do jetë kukull mes kukullave”

-Instant, Sport
Bonolis



Paolo Bonolis sulmon me fjalë të ashpra Milan Skriniar. Sllovaku në fund të qershorit do të largohet nga Inter me kosto zero, për tu trasferuar te PSG. “Çfarë mendoj unë për Skriniar? Mosmirënjohës, nëse duam të japim një përkufizim të saktë. Nëse ai do të kishte dashur të bënte këtë ndryshim në trajektoren e karrierës, mjaftonte ta thoshte. E në vend të kësaj nuk e bëri për t’u larguar me parametër zero dhe të merrte një pagë më të lartë. Mund ta kursente këtë, nuk e bëri dhe do të shkojë në Paris te një PSG që do ta mbushë me para. Atje do të jetë një kukull mes kukullave, ndërsa këtu në Milano, përkundrazi, ishte një idhull”. Këto janë fjalët e Paolo Bonolis, moderator televiziv dhe tifoz i madh i Inter, në “La politica nel calcio” në Rai Gr Parlamento, për mosrinovimin e Milan Skriniar.

Më pas një batutë mbi qëndrimin e mundshëm të Romelu Lukaku: “Duhet të shohim. Është e vështirë ta përkufizosh, në kushtet aktuale nuk do të ishte keq ta mbash. Por siç thotë me të drejtë Marotta, mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë”.

Lexo më tej: Skriniar operohet në shpinë, humb euroderbin me Milan: ndërhyrja në klinikën e mjekut të Psg

Në fund, Bonolis ka folur edhe për një nënshkrim të mundshëm, për të përmirësuar Inter: “Marotta është një zotëri i tregut, një menaxher i madh që kupton futbollin. Një lojtar që do ta shihja mirë te Inter është Kvaratskhelia, një futbollist i madh, ose Dybala. Ne duhet të zëvendësojmë Correa dhe një lojtar i tillë do të ishte perfekt. Një lojtar që arrin ta driblojë kundërshtarin”, përfundoi Bonolis.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *