• |
ide | kryesore

GJKKO lë në burg të arrestuarit/ Avokati i Gjokës: S’ka prova as përgjime, SPAK u nxitua

Lajme, Të fundit



GJKKO ka caktuar masën arrest me burg 6 të arrestuarit gjatë operacionit “Metamofoza” dhe dy të tjerë të kapur në kushtet e flagrancës për armëmbajtje pa leje. Avokati i biznesmenit Pëllumb Gjoka, Ylli Manjani është shprehur se ndaj klientit të tij nuk ka asnjë provë dhe as përgjime.

Manjani theksoi se klienti i tij, Pëllumb Gjoka ka mohuar të jetë përdorues i EncroChat. Sipas avokatit, fjalët e publikuara në përgjime nuk janë tij.

“Lejohen edhe arrestime ndaj personave që janë në hetim, pa ngritur akuza. Ka nisur mbi bazën e indicieve policore. Nuk ka përgjim. EncroChat njësoj sikur të hysh në arkivat e shtetit.

Nuk ka asnjë lidhje të klientit tim me ato ngjarje. Janë spekulime, prokuroria është qartë flitet për persona nën hetim dhe indicie për shkak të një letër porosie nga Franca. Prokuroria është treguar e papjekur. Ai Ka mohuar të jetë përdorues i këtye aparateve dhe fjalët e thëna s’janë të tij”, tha avokati i Pëllumb Gjokës, Ylli Manjani.



13 Comments

  1. Ylli Manjani…Mbledhesi i gjobave te Nanos. Pjesemarresi i bordeve te PS, Zari i Metes, dhe Ministri i Rames. That’s all folks!

  2. Yllo be careful man ! Do te dalin ato te palarat e byzylykeve te te burgosurve! Ke kapur peshk te majm,po do te biesh edhe vet ne ate rrjet se ajo rrjet kap edhe peshq te madhesise tende!

  3. Manjani, Ndroqari, qe ishte Minister i Rames dhe gruaja e tij arrogante, pergjegjese e fondeve te EU ne Ministrine e Integrimit..figure e perlyme ne njeqind qelbesirlliqe

  4. Avokati qe shan policine te Ado Krasta.
    Te shohim sa do bilbilose ne pa-aftesine e vet, sepse spak dhe policia kane bere pune te shkelqyer duke cuar ne burg dhe kolege!!!
    Ylli kujton se di, por ate te mamit te vet di

  5. Kta avukatat ndrushe flasin per te tjetert ndryshe flasin per klientet e tyre.
    Ky thot qe arrestimi esthe bere pas nje hetimi qe ” Ka nisur mbi bazën e indicieve policore. ” .
    Po per Saje Qorrin hetimi filloi mbi bazen e lajmeve ne gazeta ?
    Atehere ti bertisje qe te shkoj ne burg Qorri se kishin shkruar gazetat italiane.
    Kurse tani qenka ndryshe .
    Kushedi sa i ka permtuar ai Gjoka ktij tullacit nese ky e nxjerr nga burgu.
    Ndaje mendjen o Yll. Do rrish ‘ politikan dhe analist ” apo avokat mbrojtes ?

  6. Ajajaja Manjani.Paske kap peshk të madh më duket.E shikoja ke Krasta sepse fliste gjithmonë kundër arrestimeve të të gjithëve për korrupsionin e tyre.I quante të paligjshëm,pra o e bënte se i kishte miq se dhe ky me ata ka qenë ose si avokat e bënte për t’i kap si klientë. Për mua e dyta është e vërtetë. Tek e fundit kush nuk e do paranë.Ai e di që ai tipi Gjoka është kriminel por leku që i jep ai nuk është fajtor!!!

  7. Në demokraci ,sigurisht që edhe kriminelët super si Gjoka , kanë të drejtë të mbrohen për krimet mizore që kanë kryer , por problemi është me këta avokatë që mbrojnë këta kriminelë , si Ylli “polar”që edhe pse si “burr i nënës” mavi, na del te Krasta e na shet pordhë duke menduar se ky popull ha barin e Yllit të diktuar nga Rama . Gjoka ti e kapedan Ylli unë , me ty Gjoka, si avokat kam pak punë , ti kriminel nga zanati , mos harro se jam edhe unë i atij tabjati .

  8. Shoku Manjani, per nderin qe u ke bere permbaruesve privatë, duhet te jesh ne pritje te ndonje urdher ekzekutimi qe ta kuptosh sa te dhemb byça. Kapi nej llokem ketij pellumbit e arno jorgonin se do merdhifesh me vone….. . Sa per mbrojtjen qe do i besh ketij pellumbit varja, mos e rruj shume edhe pse nuk ke floke, kap ato leket e bej siç te thashe. Ah nje pietje: Ke mbrojtur ndonjehere ne fushen penale se fundmi….. apo vetem pallavra televizioni ….
    Seriozisht, O Av. Ylli ti e di shume mire qe ketyre i ka ardhur dosja e kopsitur nga “matane” pikerisht nga ata per te cilet ti ke thene se nuk nisin çeshtje kot dhe qe nuk fitohet. Pra “Per ata matane” qe jane investuar prej jo me pak se 3 vite ti vetem kaq kishe per te thene : “Nuk kane prova????” Po ece me kete strategji jo vetem qe nuk ti ulesh asnje dite denimi klientit por do ti besh gropen.
    Tani je perpara dy dilemave:
    1. Ti fusesh kollaren klientit
    2. Apo do besh show me deklarata pas seancave

    1. Ben show per ti fut kollaren.
      Pse nuk e di Ylli qe do dorzohet Baza e Kuçoves ne NATO?
      Keta kujtojne se Amerika do sjelle ushtare, nderkohe qe ketej eshte ngritur mafia….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *