• |
ide | kryesore

Monika Kryemadhi: Jepi SPAK edhe pak!

Arkiva, Lajme, Të fundit
kryemadhi inceneratoret



Një prej zërave më të fuqishëm denoncues për aferën e inceneratorëve, Monika Kryemadhi ka përgëzuar lëvizjen e SPAK për sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës. Ajo e quan atë një bashkëpunim mafioz mes zyrtarëve të lartë shtetërorë dhe biznesmenëve duke kërkuar që çdo qindarkë t’u kthehet shqiptarëve.

“SPAK më në fund ndërmori një veprim ndaj inceneratorit të Tiranës, i kallëzuar prej meje që prej dy viteve. Në këto momente shumë të rëndësishme, duhet të mos harrojmë se:

1. Inceneratori i Tiranës është një vepër kriminale produkt i bashkëpunimit mafioz mes zyrtarëve publikë dhe biznesit. Të dyja palët janë përgjegjëse në vjedhjen e shqiptarëve.

2. Të ndiqen paratë e vjedhura kudo ku këta hajdutë me kostum zyrtari e biznesi i kanë fshehur, dhe çdo qindarkë t’u kthehet qytetarëve.

Jepi SPAK, edhe pak të duhet të arrish te peshqit e mëdhenj të Inceneratorit, Agaçi, Rama, Veliaj” shkruan Kryemadhi.



9 Comments

  1. “2. Të ndiqen paratë e vjedhura kudo ku këta hajdutë me kostum zyrtari e biznesi i kanë fshehur, dhe çdo qindarkë t’u kthehet qytetarëve.”

    E saktë! Kur të fillojë të zbatohet në masë sekuestro e pronës private dhe llogarive bankare të këtyre palaçove me kostum të ndihmuar nga PS, atëherë do fillojë të vendoset sadopak besueshmëria tek institucionet përkatëse shtetërore.

    Gjithashtu bravo Monika! Gruaja më trime e ngelur aty.

  2. O rrace e dhime sikur ti jape dhe pak spaku di meriton 2 burgime te perjetshme mjafton te flase nje nga drejtorat e lsi.

  3. O mona kur do i kthehesh drekave me aurelen e kunatin dhe kompani…po burri jot e partia kjosk qe keni, hodhi ne rruge gjith zyrtaret e ndershem te administartes e pastaj vazhdut pazaret me l.b…Ik moj botox e korrupsi

  4. Shihni se cfare ben shperlarja e trurit ne disa komentues qe nuk jane te paket e besoj se nuk jane te gjithe sufllaqexhinj . Nuk pushojne se lehuri se Monika,Meta e Berisha e kane fajin per cdo gje,se kane vjedhur sa kane mundur e besoj kush I mbron nuk dine cte thone. Ka 11 vjet qe te gjitha pushtetet i ka rilindja e Rames,me polici ,tatime,spak,prokurori e gjykata e vec gam- gam bejne vetem per tu hedhur kocka atyre qe lehin e Mos shikojne qe nuk kane buke te hane.Opozita i ka fajet qe pensioni mesatar eshte $ 100 ne muaj apo rrogat $300 ,me te fundit ne rajon e te paret per nga cmimet .Le ti a nxjerin Monikes,Metes e Saliut e le ti futin ne burg per jeten qe u ka mbetur,por jo tu nxjerin se gjoja kur kishte qene student paska spiunuar shokun qe donte te arratisej ,vetem se nuk jemi te sigurte ishte Meta apo nje Metaj tjeter. Arian Cani ka thene nje shprehje shume me vend: Tek ne 10-15% e popullit mendojne se jeta nuk eshte vec ha nje cope buke e shko e dh…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *