• |
ide | kryesore

Policia e Vlorës dhe Dhërmiut shpëtojnë 4 turistët

Lajme, Të fundit



Vlorë dhe Dhërmi/Shërbimet e Policisë Kufitare iu shkojnë në ndihmë në 2 raste, 4 shtetasve që rrezikuan të mbyteshin në det.

Në rastin e parë, kërkuan ndihmë 3 shtetas, pasi mjeti me të cilin lundronin, kishte pësuar defekt.

Në rastin e dytë, kërkoi ndihmë një shtetas që bënte sërf, pasi për shkak të detit të trazuar, nuk dilte dot në breg.

Shërbimeve të Policisë Kufitare të Vlorës dhe atyre të Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi, gjatë patrullimeve të pandërprera në të gjithë hapësirën detare të qarkut, iu është kërkuar ndihmë në 2 raste, pasi 4 shtetas rrezikuan të mbyteshin në det.

-Në rastin e parë, shërbimet e Policisë Kufitare të Vlorës ndërhynë menjëherë dhe bënë të mundur nxjerrjen në breg, në gjendje të mirë shëndetësore, të 3 shtetasve që kishin mbetur në det, për shkak se mjeti me të cilin lundronin, kishte pësuar defekt.

-Në rastin e dytë, shërbimet e SPK Dhërmi ndërhynë për të nxjerrë në breg një shtetas të cilit i ishte rrezikuar jeta, teksa bënte sërf, për shkak të detit të trazuar. Ky shtetas është në gjendje të mirë shëndetësore.

Shërbimet e Policisë Kufitare ftojnë çdo qytetar/pushues që gjendet në nevojë që lidhet me detyrat funksionale të Policisë së Shtetit, të kërkojë ndihmë, dhe ndërhyrja nga shërbime të specializuara për secilin rast, do të jetë e menjëhershme.



1 Comment

  1. ju qifsha propaganden o kriminela qe vrisni shqiptaret dhe na beni propagande sikur shpetoni perdite te huaj, ropqira

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *