• |
ide | kryesore

Del në ankand mikrofoni me të cilin Cardi B qëlloi fansen

Paparazzi, Slider



Mikrofoni që Cardi B i hodhi një fanseje në koncert do të dalë në ankand për një kauzë të mirë.

Pas incidentit të 29 korrikut në të cilin reperja  iu përgjigj spërkatjes së ujit në fytyrë duke hedhur mikrofonin e saj në turmë, u shfaq një listë në eBay që pretendonte se do të nxirrte në ankand pajisjen në fjalë për bamirësi.

Sipas listimit, reklama u publikua nga Scott Fisher, i cili zotëron The Wave, një kompani audio me bazë në Las Vegas që ofron mbështetje audio për shumë klube nate, duke përfshirë klubin e natës Drai, ku ndodhi incidenti.

Për më tepër, ai shkroi se  “verifikoi me ekuipazhin se  ishte përdorur në mënyrë specifike nga Cardi për shfaqjen”, duke vënë në dukje se ishte një detyrë “shumë e lehtë”, pasi mikrofoni ishte shënuar me fjalën “kryesore”. “Ky është mikrofoni që është parë në të gjithë vendin duke fluturuar në turmë pasi Cardi u spërkat me pak lëng,” shkroi ai, përpara se të konfirmonte se pajisja ende funksiono.

Sa për atë se kush do t’i marrë paratë nga shitja, Fisher shkroi se 100 për qind e fitimeve do të ndahet midis dy organizatave bamirëse: Friendship Circle Las Vegas dhe Wounded Warrior Project. Ai e nxori artikullin në ankand më 31 korrik me një çmim fillestar prej 500 dollarë. Fisher vendosi që oferta të zgjasë deri më 8 gusht. Që nga pasditja e së mërkurës, 2 gusht, ishin bërë 76 oferta, duke e vendosur çmimin aktual në 90,900 dollarë.

Në listë, Fisher paralajmëroi njerëzit që të bënin oferta vetëm nëse synonin të blinin artikullin, duke shkruar, “Ky është një ankand serioz dhe paratë do të shkojnë për një kauzë të mirë. Nëse nuk planifikoni të paguani për artikullin, ju lutemi mos merrni pjesë./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *