• |
ide | kryesore

Doja Cat reagon pas komenteve për flokët e saj

Paparazzi



Doja Cat ka reaguar ndaj ndjekësve që iu drejtuan me komente në postimet për albumin e ri duke shkruar se flokët e saj duken si qime publike.

“Po shikoj se si shumë njerëz në mënyrë të vazhdueshme po më drejtohen në komente duke shkruar se i kam flokët si qime publike, ose si tapet, apo si lëkura e një deleje. Dhe nuk është pyetje, ka njerëz që thjesht po thonë gjëra të tilla. Mendoj se ka ardhur koha të ecim para të gjithë. Ju këshilloj të rriteni pak. Nuk do ju mësoj unë si të silleni, s’jam prindi juaj dhe nuk dua të flas më tepër”, tha reperja në një video live në Instagram.

Gjithë komentet negative për Doja Cat kanë ardhur pasi ajo rruajti kokën në gusht të 2022-shit dhe postoi fotot së fundmi me pamjen e re si kopertinë për të promovuar albumin e katërt muzikor.

Pamja e saj me kaçurrelat shumë të shkurtra u bë shpejt virale dhe më e komentuara sepse fokusin e kishte koka e Doja Cat. Kjo ka qenë arsyeja pse këngëtarja e çaktivizoi profilin e saj.

Hej, unë do të çaktivizoj  Instagramin sepse nuk po ndihem mirë këtu ,” shkroi ajo në një postim të fshirë =. “Ju djema kujdesuni për veten. Më pëlqen të vij këtu për të gjetur inspirim dhe për të parë njerëzit që janë krijues, por thjesht ndihem sikur kjo po bëhet e tepërt.

Reperja “Paint the Town Red”, tha se ajo ka “mendime të turbullta” për shkak të “mënyrës se si më flasin këtu dhe si trajtohen”. “Ju lutemi shikoni se si flisni me dhe për njerëzit në internet. Mirupafshim”, përfundoi ajo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *