• |
ide | kryesore

Aksident në Berat, makina përplas për vdeκje të moshuarin

Arkiva, Lajme



Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Berat. Mësohet se në Moravë një makinë ka përplasur për vdekje të një moshuar.

Viktima është identifikuar si Asqeri Agalliu, 75-vjeç. Ai nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra nga aksidenti, duke ndërruar jetë në spital. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit. Ndërkohë drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme.

Berat/ Informacion paraprak

Rreth orës 21:15, në vendin e quajtur “Stan”, Moravë, një automjet që drejtohej nga shtetasi G.Z, ka aksidentuar shtetasin A.A., 75 vjeç, këmbësor. 75-vjeçari pasi u transportua në Spital, humbi jetën. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *