• |
ide | kryesore

“Daily Mail” nxjerr mesazhet/ Shqiptarët po ndihmojnë kriminelët të arratisen

Arkiva, Lajme, Të fundit
Daily mail



“Kontrabandistët e njerëzve po fitojnë para dy herë, duke sjellë emigrantë të paligjshëm në Britani dhe duke ndihmuar kriminelët e kërkuar (përfshirë vrasës) që të arratisen përtej Kanalit. Shqiptarët po reklamojnë me paturpësi udhëtime emergjente në pjesën e pasme të kamionëve për “njerëzit që kanë probleme dhe duan të largohen sa më shpejt nga Anglia”. Kështu nis një shkrim i gjatë investigativ i tabloidit britanik “Daily Mail”. Njëri prej trafikantëve shqiptarë i tha një gazetari të infiltruar të “Daily Mail” që u paraqit si i afërmi i një burri në arrati pasi kishte vrarë dikë se ai mund të arratisej nga Britania në një vend të Europës që atë natë për 3 mijë £.

Një tjetër llogari e hapur nga një kontrabandist dhe që funksionon në TikTok ofron një shërbim me porosi prej 17 500 £ për t’u shpëtuar kriminelëve me dokumente të falsifikuara që e bënin atë si shoferi i dytë në kabinën e një kamioni. Trafikanti tha se truku përdorej në mënyrë rutinë për emigrantët e paligjshëm që hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar.

Forcat e policisë britanike po ndjekin të paktën 38 kriminelë shqiptarë, përfshirë 9 të kërkuar për vrasje dhe 2 përdhunues, njëri që akuzohet për sulmin ndaj një fëmije. Të dyshuar të tjerë shqiptarë në arrati përfshijnë një mashtrues për 3 milionë paund, një abuzues në familje, një prodhues kanabisi, një tregtar kokaine dhe një të arratisur që i ka shpëtuar burgut. Dyshohet se disa prej tyre mund të jenë larguar nga Mbretëria e Bashkuar me ndihmën e kontrabandistëve.

Një reklamë e TikTok e gjetur nga Mail thotë: “Njerëzit me probleme që duan të largohen nga Anglia sa më shpejt të jetë e mundur duke shkuar në Francë ose Belgjikë në pjesën e pasme të kamionit. Çmimi 2500 sterlina”.

A TikTok advert by smugglers which translates to 'People with problems who want to leave England as soon as possible, going to France or Belgium on the back of the lorry. Price £2,500 sterling. Get in touch to send you a phone number'

Një tjetër llogari në TikTok kishte mbi 140 video me reklama të tilla “për hyrje dhe dalje me kamion”. Ndërsa një faqe e tretë e drejtuar nga një bandë tjetër kërkon mesazhe të drejtpërdrejta nga “kushdo që dëshiron të kthehet në BE nga Anglia me kamion, njerëz me probleme që nuk mund të marrin një aeroplan. 100% garanci”.

People smugglers are using TikTok to advertise their services

Faqja kishte mbi 40 postime, shumë prej të cilave ofronin kalim të paligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar ose me kamion ose me jaht “super komfort” dhe u kërkohej shqiptarëve në Francë ose Belgjikë të kontaktojnë.

Translation: 'Super trip super comfort. Anyone in Brussels France send a message. Yacht. Only serious people.' This gang offers both routes into the UK by lorry or yacht and escape routes out by lorry

Kur një gazetar i infiltruar i Daily Mail kontaktoi këtë faqe dhe la të dhënat e tij, ai mori një mesazh nga një kontrabandist shqiptar me një numër telefoni në Mbretërinë e Bashkuar. Në shkëmbimet e mëvonshme në WhatsApp, gazetari u justifikua se një i afërm i tij në Mbretërinë e Bashkuar duhej të arratisej sa më shpejt që të ishte e mundur, sepse ai kishte goditur me thikë një anëtar të bandës rivale që po përpiqej të grabiste shtëpinë e tij të kanabisit. Viktima kishte vdekur më vonë në spital. Historia ishte e sajuar.

TikTok advert which translates to ''Route Belgium-England. Anyone in France-Brussels send a message. 100% security and guarantee'

Duke kërkuar vetëm 3 mijë £ për në Francë, kontrabandistit iu deshën vetëm disa minuta për të transmetuar një kod postar të një parku në periferi të Ashford, Kent, një autostradë e vogël nga tuneli i Channel dhe Dover. Takimi ishte për në orën 1 të mëngjesit. “Njeriu juaj duhet të jetë në atë adresë sonte. Është një restorant i vogël dhe një pikë karburanti. Shoferi do të jetë aty. Dorëzoi paratë shoferit dhe pa asnjë shqetësim ai do të jetë në Francë. Thuaji njeriut tënd se nëse shoferi kërkon detaje, t’i thotë që ka një problem urgjent familjar dhe dëshiron të dalë sa më shpejt”.

Një tjetër llogari kontrabandisti e quajtur “Travel Agency London” thotë se për 17 500 £ të merrte nga një banesë në Leeds. Ai premtonte një udhëtim në kabinën e një kamioni belg për të dalë jashtë Mbretërisë së Bashkuar duke të kompletuar me dokumente të rreme udhëtimi.

“Në kamion, ai nuk do të digjet. Askush nuk do ta gjejë dhe ta ndalojë atë. Mos u shqetëso. Ne sjellim njerëz nga Belgjika në Angli në kabinën e kamionit si shofer i dytë gjatë gjithë kohës” – thoshte kontrabandisti.

Të dyshuarit shqiptarë të kërkuar kanë arritur të arratisen nga Britania e Madhe në shumë raste. Eugert Merizaj u largua nga Britania e Madhe pasi kreu ekzekutimin e “planifikuar me përpikëri” të stilit prej bandash të një rivali të drogës në Hartlepool në vitin 2019. Ai bleu një sëpatë dhe lidhëse kabllosh për të ndihmuar në kryerjen e ekzekutimit ndërsa një tjetër anëtar i bandës shqiptare qëlloi me armë.

Eugert Merizaj (pictured) of Montague Street fled the UK after carrying out the 'meticulously planned' gangland-style execution of a drugs rival in Hartlepool in 2019
Eugert Merizaj

Pas një kërkimi ndërkombëtar, ai u gjet se jetonte në Belgjikë me një emër të rremë dhe u ekstradua në Mbretërinë e Bashkuar ku u dënua vitin e kaluar për vrasje dhe u burgos për 32 vjet. Policia e Cleveland është ende në ndjekje të 3 shqiptarëve të tjerë, Daniel Kadiu, Armando Marku dhe Sajmir Dodoveci, në lidhje me këtë rast, të cilët besohet se jetojnë jashtë shtetit. Detektivët po punojnë me agjencitë ndërkombëtare të krimit për t’i gjurmuar.

Suspects in other cases include Ron Domi, 21 (pictured) from Luton, who is wanted for the rape and sexual assault of a teenage girl under 16
Ron Domi

Të dyshuarit për raste të tjera përfshijnë Ron Domi, 21 vjeç, nga Luton, i cili kërkohet për përdhunimin dhe sulmin seksual të një vajze adoleshente nën 16 vjeç. Është e paqartë se ku ka shkuar, por detektivët kanë thënë se po ashtu edhe Domi ka lidhje me veriun e Londrës dhe Shqipërinë. Ata u kanë bërë thirrje pjesëtarëve të komunitetit shqiptar për informacione mbi vendndodhjen e tij.

TikTok ndaloi llogaritë e kontrabandistëve pasi u njoftua nga Daily Mail, por kur faqe të tilla hiqen ato zakonisht rishfaqen shpejt në një formë tjetër të ngjashme. Një zëdhënës i TikTok tha: “Ne kemi zero tolerancë për përmbajtjen që lehtëson kontrabandën dhe trafikimin e qenieve njerëzore. Videot dhe llogaritë në fjalë janë ndaluar dhe ne vazhdojmë të punojmë ngushtë me zbatuesit e ligjit në Mbretërinë e Bashkuar dhe partnerët për të gjetur dhe hequr përmbajtje të kësaj natyre.” ©Marrë nga Daily Mail, LAPSI.al



6 Comments

  1. Thank you tabloideve te UK-it per reklamen.

    Mbushur Blloki me British.

    Talk shit, you make us famous!

  2. KUR E MIRA DREJTA HAKU VLERAT NUK ZBATOHEN PER ZHVILLIMIN E ANTIVLERAVE POS PRISNI ME SHUM SE ZHGENJIM NDESHKIM SHKATRRIM thotë:

    PER CDO ZHVILLIM NE TOK KA PERGJEGJES DHE PERGJEGJSI. ASKUSHT TE MOS MENDOJNE SE DUKE MENDUAR FOLUR DHE VEPRUAR KEQ DO TE GJENI MIR SEPSE KA TREGUES KRIJIMI DHE ZHVILLIMI ORIENTUES MASE QE TREGOJNE QE KUSHDO QE MENDON FLET DHE VEPRON MIRE SHPERBLEHTE DHE KUSHDO QE MENDON FLET DHE VEPRON KEQ PACMANESHEM NDESHKOHET NUK ESHTE VON PER SUNDUESIT TE KUPTOJN PERSHTATEN DHE NDRYSHOJN NE DOBIN E TYRE DHE TE MOS PRESIN QE TE PERBYSEN DHE NDJEHEN TE ZHGENJYER NGA MENDJA GOJA DHE VEPRAT E TYRE TE PADREJTA KETE PACMANGESHEM DO TA SJELLIN MUNGESA UNITETEVE NE LIDHJE ME PEWRGJEGJSIT INDIVIDUALE DHE KOLEKTIVE ANGAZHIMIN NE DOBI QE I SHERBEN ZINXHIRIT UNITETIT FUNKSIONIT ZGJILLJEVE NUK ESHTE GJITHCKA VETEM FJAL FJALA PA VEPER ESHTE PUN NE BOSHLLEK PA FRUT POR QE EDHE VAZHDIMIN E KESAJ FORME PADREJTESIN SISTEM JETE KUSH ESHTE ME I FUQISHEM KA TE DREJT TE BEJ GJITHCKA DESHIRAT GJENDJEN E TIJE NUK JA RUAN GARANTON ASNJE LLOJ ANGAZHIMI NE ASNJE KUPTIM AS LUFTA AS VARESIJA AS MBYTJA NJERZVE PERMES LUFTES SEMUNDJES AS TEKNOLOGJIJA SEPSE AI QE GJITHCKA KRIJOJ DHE PERSOSI E KRIJOJ ME QELLIM TE CAKTUAR DHE HAK DHE PER CDO ANGAZHIM TONIN KA KRIJUAR HAK PER NE NESE MIR SHPERBLIM NESE PENDOHEMI MESHIR NESE VEPROJM ME KOKFORTESI NDESHKIM ZHVILLIMET E GJITHANESHME TE VOGLA DHE TE MELLA KAN TREGUES ME FAKTE QE NE DUHET TA SHOHIM VETEN SEJCILI NE PASQYREN E TE VERTETES PERPARA SE VEPRIMET TONA TI GJYKOJNE I MADHI ZOT

  3. Edhe Osman Mula i zhgënjyer nga Berisha: Jemi të braktisur doktor, si do vimë në pushtet?Dhe antari i partise komuniste dhe partise neokomuniste pd eshte i zhgenjyer nga foltorja e salihut,braktisja e pseudo intelektualeve vazhdon me ritme te larta tek foltorja e salihut

  4. Angleze mire tiu behet se merreni me non graden e Berishes dhe jo me kete qeveri hajdutesh qe po ju sjell kriminele e bandite me shumice.

    Pastaj keni nje ambasador ketu ne Tirane nje injorant e armiqesor ndaj popullit Shqipetar e opozites si i shitur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *