• |
ide | kryesore

Shtireshin si zyrtarë, arrestohen 3 persona pasi tentuan të mashtrojnë biznesmenin

Lajme, Të fundit



Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës dhe një tjetër, që është cilësuar  si kreu i grupit kriminal të mashtrimit, është shpallur në kërkim.

Sipas policisë mësohet se këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin tentuan që të përfitonin një shumë të madhe parash, nëpërmjet mashtrimit, nga një shtetas biznesmen, duke u prezantuar si zyrtarë të lartë të institucioneve.

Shpallet në kërkim një 40-vjeçar, i dyshuar si organizator i kësaj skeme mashtrimi. Këta shtetas kanë tentuar të mashtrojnë një biznesmen, për të përfituar shumën 35 000 euro, duke u prezantuar si zyrtarë të lartë të institucioneve, me emra të ndryshëm. Ndërkohë në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete dhe 5 aparate celulare.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.



1 Comment

  1. Me sa duket Arben Ahmetajt nuk i mbarojnë kusuret vetëm me drejtësinë. Tani ka përsipër dhe një rrezik të ri. Është “përpjekja” e Sali Berishës për ta mbrojtur nga Edi Rama dhe Erion Veliaj se mos e “vrasin”.

    Pak a shumë po ndjek strategjinë që ka ndjekur me vrasjet e 21 janarit. Sapo drejtësia nisi punën të hetonte vrasjet, ai ngriti një Komision Hetimor kundër drejtësisë,beni ruaju grupit kriminal te Lumneshit punon per salihun,tani jane ne Londer

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *