• |
ide | kryesore

Kanabisin e komandove në Zall Herr e zbuluan italianët

Arkiva, Kryesore, Lajme
komando zall herr



Një muaj më parë në samitin e NATO-s në Vilnus, Shqipëria mori angazhim se do të shtojë buxhetin deri në 2% për ushtrinë, ndërsa kryeministri Rama tha se vendi ynë është i gatshëm të shtojë trupat në operacionet luftarake. Por në vend të ndihmës për NATO-n, Shqipëria ka ofruar një skandal të përmasave ndërkombëtare, që njollos forcat më të mira të ushtrisë tonë.

Parcelat me kanabis që u gjetën dje në Zall Herr i përkasin reparti ku janë forcat elitë të ushtrisë shqiptare. Ata kalojnë një stërvitje në kushte ekstreme dhe përgatiten për goditje direkte në operacione luftarake. Një ndër funksionet kryesore të komandove të Zall Herri është edhe zbulimi special, por gjetja e 125 bimëve të kanabisit brenda në repart ka vënë në dyshim tashmë gjithçka ndodh në radhët e tyre.

Mësohet se rrënjët e kanabisit janë zbuluar nga avioni i Guardia di Finanza që monitoron territorin shqiptar. Bimët ishin rritur dhe janë pikasur menjëherë nga pajisjet e italianëve që kanë sinjalizuar policinë shqiptare.

Kanabisi ishte mbjellë në një zonë që përdoret për stërvitjen 10 ditore të ushtarëve që bëhen pjesë e forcave komando. Si pjesë e testit është braktisja në një zonë të pyllëzuar, ku ushtarët duhet të mbijetojnë për disa ditë në kushte të vështira, duke u ushqyer me bimësinë e zonës dhe duke siguruar ujin nëpërmjet teknikave të caktuara.

Por duke qenë një zonë e veçuar brenda territorit të repartit, me pak lëvizje, disa prej ushtarakëve kanë menduar të kultivojnë kanabis në terrenin e vështirë. Gjithsesi mbetet e pashpjeguar se si nuk ishin pikasur bimët gjatë stërvitjeve speciale të ushtarakëve elitë. Këto stërvitje përfshijnë operacionet e zbulimit, goditjet me snajper, lëvizjen në terrene të vështira etj.

Të arrestuarit janë Shefi i Seksionit të Sigurisë, Gramoz Mullai, Rustem Koçi me detyrë Specialist për Zbulimin dhe Gentian Zhurda me detyrë Specialist Sigurie.

Katër ushtarakë të tjerë janë nën hetim mes tyre komandati i repartit dhe zv.komandanti. Ajo çfarë bën përshtypje në këtë ngjarje, është se në vend të reflektimit për një skandal që njollos forcat elitë të ushtrisë shqiptare, qeveria e përshkruan si sukses ngjarjen.

“Bashkëpunimi mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Ushtarake, bëri të mundur evidentimin dhe më pas asgjësimin e 125 bimëve kanabis, të cilat ishin kultivuar në një zonë të pyllëzuar, në territorin e zonës ushtarake të Zall Herrit” ka shkruar Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi./Lapsi.al



16 Comments

    1. Sa mir që kulla e Saliut që po ndertohet në mes të Tiranes, nuke qënka lajem sot tek Lapsi? i Andit dhe Armandit, që jane Shum të shqetsum për kryqytetin?

  1. Mos e fajesoni ushtrine pse mbjell kanabis.Buxheti per ushtrine duhet te ritet ne mbi 2% per ushtrite e Natos ne leke skemi se na ikin andej- kendej e s’na mbetet rruge tjeter vec vete fina cimiteriale si dikur ne kohen e qoftelargut Dulle kur ushtria mbillte patate e perime qe te ushqente ushtaret.Kur them mos fajesoni ushtrine kam parasysh qeverine

  2. O Lapsi, jeni duke bërë pis repart tjetër. Nuk është ai që përmendni dhe i’a prishni imazhin e fituar me mund, djersë e gjak.

    1. Pse kush ti zbulonte.Policia ushtarake apo ajo e shtetit.A se kuptoni që është kriminalizuar çdo qelizë e shtetit.Nuk e di do jetë një gjë e jashtëzakonshme të gjesh dikë që është jashtë këtij grupi i kriminalizuar!!

      1. Si ti zbulonte Policia Shtetit kur nuk futet aty? Policia Shtetit as nuk i mbajti sekret arrestimet dhe ju pergjigj informacionit te marre nga Italianet.
        Mos beni pis cdo gje

  3. As Sali Berisha me “Foltoren”, as Ilir Meta, as Lulzim Basha, as Gazment Bardhi, Jorida Tabaku e kështu me radhë.

    Mediat e tyre jo e jo.

    Heshtje totale, për një ndërtim që po kruhet në qendër të qytetit, duke i zënë vendin një parku.

    Tani lind pyetje pse nuk ka reaguar Sali Berisha dhe kush ia ka kyçur gojën, duke qenë se ai nuk lë njeri pa marrë në gojë dhe reagon edhe për çështjet më banale të mundshme.Do beni nje shkrim per kullen e salihut te shkqlzenit ju te lapsit,tall karet rama me te fortin e opozites salih karaxhicin

  4. Ma pidhmotre , hajduta e perversa se kjo qiveri ska per te pas kombi shqipetare ne egzistence e saj . Ka serbi e ndraghet por ka dhe Sali & Ilir Met .

  5. Deputetët e zëshëm të PD të rreshtuar në anën e Rithemelimit, kanë marrë urdhër të mos ndjehen. Në telefonat e tyre janë shpërndarë mesazhe të tipit: “Lere se është i joni”. Arsyeja është e thjeshtë për t’u kuptuar. Biznesmeni që po ndërton është financues i aktiviteteve të Rithemelimit dhe disa mediave përreth. Mos perdor Haloperidol,ai eshte vetem per salihun.bravo gazetar kurajoz ky leonard Quku te vertetat ne sy shpellkarit salih e shkelzen

  6. Të gjithë e kemi të qartë përse Edi Rama ja jep këtë ndihmë Shkëlzen Sali Berishës. Ja jep se i duhet të qëndrojë në lojë si klan politik shkatërrues për opozitën. Ose më thjeshtë blen me lekë një mall që helmon opozitën.

    Natyrisht që ka faj, por jo më shumë se faj se këta që shesin opozitarizmin për bythën e familjes së tyre dhe milionat që fitojnë nga firma e Edi Ramës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *