• |
ide | kryesore

Britania nis mbledhjen e emigrantëve (përfshirë shqiptarët) në një bazë ushtarake

Arkiva, Lajme, Të fundit
britania



Britania filloi të zhvendosë sot disa emigrantë, duke i vendosur ata në platforma lundruese në brigjet e saj jugore, si pjesë e planeve për të kursyer fonde, duke u hequr mundësinë e dërgimit nëpër hotele të migrantëve që arrijnë në Britani me varka të vogla.

Kryeministri Rishi Sunak e ka bërë goditjen kundër emigracionit të paligjshëm një përparësi kryesore të qeverisë së tij, përpara zgjedhjeve të përgjithshme, që do të mbahen vitin e ardhshëm. Partia Laburiste e opozitës, momentalisht gëzon një epërsi të fortë në anketat e opinionit. Në përpjekje për të penguar shtetas të huaj të hyjnë në Britani pa dokumente, qeveria po i zhvendos emigrantët në vende ushtarake të papërdorura, si edhe në ndërtesa lundruese trekatëshe gri, në Portland, ku mund të strehojë rreth 500 njerëz në më shumë se 200 dhoma gjumi.

Vendimi ka ndarë komunitetet lokale, me disa që e cilësojnë kushtet e strehimit për shtetas që vijnë nga vende si Iraku, Irani, Siria, Afganistani, ose Shqipëria, si çnjerëzore. Të tjerë janë zemëruar nga ndikimi te shërbimet lokale dhe janë të shqetësuar nëse vendet ku do të strehohen migrantët do të bëhen objektiva për protesta.

Një person që ka njohuri për situatën tha se emigrantët e parë kishin filluar të arrinin sot në ndërtesën platformën lundruese, rreth mesditës, ndërsa të tjerë priten të mbërrinin më vonë gjatë ditës. Më shumë se 50,000 azilkërkues po jetojnë në hotele në Britani pasi bënë pjesën e fundit të udhëtimit të tyre me gomone të vogla nga Franca. Qeveria thotë se hotelet kushtojnë 7.6 milionë dollarë në ditë. 

Ministrja e Brendshme, Sarah Dines tha për televizionin ‘Sky News’ se dërgimi i migrantëve në zona ushtarake dërgon një mesazh se Britania do të ofrojë “strehimin e duhur, por jo luksoz” për të ardhurit në mënyrë të paligjshme. /VOA



2 Comments

  1. SA TE ZGJUAR JAN ANGLEZET EVROPIANET PERENDIMI DHE CFAR TREGUESISH EKLIPSON NE VIZIONIN E ZHVILLIMIT thotë:

    AUTOMATIKISHT TASHME TE GJITH VENDET QE PREKEN HAPUR DO KUNDERSHTOJNE SISTEMIN E STRATEGJIVE TE INTERESIT TE PROJEKTUAR SHEKUJ ME PARE NGA NJE ELIT E PADUKSHME FSHEHUR KU TASHME I KA NGELUR VETEM EMRI KU SI FUNKSION DHE NDIKIM NDOLLET NE KULMIN E VEPRIMTARIS DHE FILLIMIN E RENJES PIKIAD DUKE MARR DHE SJELL ME VETE KOSTOT CMIMIN DHE FUNDIN E PADREJTESISE KUR NJERIU NJE GRUP NJERZOR PRETENDON SUPERIORITET DHE SPERMBUSH INTERESA DEFAKTO ESHTE I DESHTUAR DHE FUNDOSUR UROJ TE KET MARRVESHJE MIRKUPTIMI MENAXHIM MUNDESISH ME HUMANIZEM VLERA DHE ORIENTIM DIMENSIONAL FUNKSIONI QE STABILIZON UNITETIN ZINXHIR NDERGJALLESOR ME NE FUND NJERZIT ME ANGAZHIMIN E TYRE QINDRAVJECAR NE MENDIME FJAL VEPRA TREGUAN SE NUK JAN ZOT ME CILESI KRIJUESE PER DESHIRAT QE KAN POR NJE KRIJES E DOBET QE MUND TE FORCOHEN FUQIZOHEN EKZISTOJNE QARTESOHEN GJALLEROHEN TE KENE PAQE ZGJILLJE SHPRES SIGURI SHPETIM VETEM DUKE U PERSHTATUR ME KRITERET E KRIJIMIT FUNKSIONIT RREGULLIT MASES SE ZHVILLIMIT TE EKZISTENCES JETES NE TOK AQ SA AI QE E KA KRIJUAR ME MESHIREN E TIJE E KA PERCAKTUAR TE JET POR NE SI NJEREZ GJAT JETES SON NUK JEMI PO PERGJEGJSI NE KETE JET SPROV NE TOK DHE ANGAZHIMET TONA NUK JAN PA DOMOSDOSHMERI FUNKSIONI ZGJILLJE QE TE GJITHA DUHET TI NJOHIM PRANOJM DHE JUSTIFIKOJM SI PERGJEGJSI ESHTE E LEHTE PER EGON PER PUSHTET PARA SUPERIORITETI ANTIVLERAT NDAJ SISTEMIT FUNKSIONAL NJERZOR DHE NDAJ QENJES NJERZORE POR KUR NJERZIT NUK DESHIROJN PERFUNDIM EKSTREM NUK ESHTE VON AKOMA PRANIMI RALITETIT DHE ORIJENTIMI ZGJILLJEVE PERSHTATSHEM ME FUNKSIONIN E TYRE PERDERISA TE GJITH JEMI GJINI NJERZORE DUAM VETEN TE DREJTEN HAKUN SDUM PADREJTESIN VIM NGA NJE BURIM KRIJIMI UDHEZIMI SISTEM FUNKSIONI NDRYSHOJM VETEM TEK ANGAZHIMI LE TA SHOHIM DHE TA DUAM TJETRIM TE DREJTAT E TIJE SI DUAM TONAT LE TE BEHEMI ME TE BUT DURUSHEM DHE DASHUR ME GJITHCKA ME HAK DUKE PERCJELLUR GJITHCKA ME TE MIRE DHE HAK SE KESHTU DO NDJEHEMI ME MIRE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *