• |
ide | kryesore

Njihuni me versionin më të ri të WhatsApp

F1, Stil
WhatsApp



Lajmin e bëri të ditur vetë Mark Zuckerberg më 8 gusht: “Po prezantojmë mundësinë e ndarjes së ekranit tuaj gjatë një videotelefonate në ‘WhatsApp’”. Themeluesi dhe CEO i “Meta” lançoi kështu funksionin e ri të shërbimit të mesazheve, i cili synon të konkurojë platformat e videokonferencave si “Zoom”, “Google Meet” apo “Teams”.

Funksioni do të shpërndahet gradualisht në pajisjet Android dhe iOS dhe mund të përdoret për të ndarë gjithçka nga dokumentet, prezantimet, fotot dhe videot. Për të aktivizuar ndarjen e ekranit, thjesht klikoni në ikonën “Share”, duke vendosur nëse do të shfaqet ekrani i plotë apo një aplikacion specifik.

Një tjetër risi ka të bëjë me mundësinë e kryerjes së video thirrjeve në modalitetin horizontal në “WhatsApp” në mënyrë që të mund të shijoni “një përvojë më të gjerë dhe më tërheqëse shikimi dhe shkëmbimi në telefonin tuaj”, siç komunikohet nga vetë kompania.

©LAPSI.AL



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *