• |
ide | kryesore

Taika Waititi: Rita më propozoi për martesë

Paparazzi, Slider



Taika Waititi ka folur për fejesën e tij me këngëtaren Rita Ora, duke zbuluar se ishte në fakt ajo që bëri pyetjen shumë të rëndësishme.

Duke folur për Vogue, regjisori i “Thor: Love and Thunder” kujtoi momentin kur artistja, i kërkoi të martohej me të një vit më parë. “Ajo më propozoi dhe unë i thashë “po” në çast”, tha ai për gazetën.

Ora i propozoi regjisorit gjatë pushimeve të tyre në Palm Springs verën e kaluar, vetëm disa javë përpara se dyshja të kurorëzohej në një ceremoni të improvizuar në shtëpinë e tyre në Los Anxhelos në gusht 2022. “Ishin rreth tetë njerëz atje – vetëm miq të ngushtë dhe familja, dhe prindërit në Zoom,” tha Waititi, duke shtuar se motra e Orës, Elena dhe vajzat e tij Te Kāinga dhe te Hinekāhu, 11, dhe Matewa Kiritapu, 7, morën pjesë në ceremoni.

Diku tjetër në intervistë, Rita zbuloi fustanin e nusërisë “perfekt” të Tom Ford që kishte veshur. Ajo e quajti Fordin “një nga stilistët e mi të preferuar të të gjitha kohërave dhe njerëzit e preferuar në përgjithësi”, dhe e përshkroi martesën me fustanin e tij të zbukuruar me dantella si një “ëndërr të realizuar”.

“Dhe për shkak se nuk ishte planifikuar, nuk e dija nëse fustani i duhur do të ishte në qytet, dhe thjesht rrezikova dhe shkova në dyqanin e Tom Ford, dhe ata e kishin një fustan në përmasat e mia, nuk duhej bërë asnjë ndryshim”, zbuloi aktorja e “Fifty Shades of Grey”./Lapsi.al

 

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *