• |
ide | kryesore

Kulla e Tiranës, Lubonja: Si Rama komprometoi opozitën

Arkiva, Lajme, Të fundit
Lubonja



Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja ka komentuar zhvillimet e fundit në vend ku vëmendja më e madhe në këto ditë të nxehta gushti është ndërtimi i një kulle në mes të Tiranës. Në një intervistë në studion e News 24 ai është ndalur te reagimi i kryeministrit Rama duke nënvizuar se biseda rreth këtij projekti nuk duhet reduktuar vetëm te emrat e Ramës dhe Berishës. Sipas Lubonjës, Berisha mund të lidhet me ndërtimin e kullës për shkak të lidhjeve të së kaluarës kur ky i fundit ishte në krye të qeverisë. Sa i përket reagimit të Ramës në rrjetet sociale, Lubonja u shpreh se kreu i qeverisë ka përdorur këtë mënyrë komunikimi përgjatë gjithë karrierës, ndërsa u shpreh se problemi është mosprekja e argumenteve thelbësore lidhur me këtë çështje.

“Edhe mediat pranë Ramës në vend që të thonë se “kullat janë zhvillim, kullat janë pasur, kullat janë për turistët, janë të bukura, etj, etj thanë se fajin e ka opozita sepse kjo kullë është e Berishës. Disa e thanë dhe disa jo se “Rama po e bën këtë që të blejë opozitën”. Kjo është problematike për Ramën, sepse po bëhet një kullë në të keqe të qytetarëve të Tiranës duke u marrë hapësirat publike, por edhe se po korrupton opozitën me të. Mirë që korruptohet opozita, por problemi është se ti po e korrupton opozitën.

Biseda nuk duhet reduktuar vetëm te Rama dhe Berisha, por duhen gjetur ata që ndërtojnë. Berisha mund të lidhet me kullën për shkak të së kaluarës. Është e vështirë që t’i sulmojë oligarkët sot që dikur i ka pasur pranë. Padyshim që oligarkët i ruajnë disa gjëra për çdo rast. Berishën sot e akuzojnë se po mbyll gojën. Kjo është politika e Ramës për të kompromentuar opozitën.

Qytetarët duhet të protestojnë pavarësisht opozitës. Pyetja që shtrohet për partitë e vogla si “Lëvizja Bashkë” është se nëse ke një opozitë që thotë se do ndërtojë teatrin ashtu siç ishte dhe ke një tjetër që thotë se do ndërtojë të riun, a mund të jesh i baraslarguar? Duhet bashkim për të hequr këtë rrezik sepse është ndërtuar një regjim. Këto parti po mbyten për vete dhe duhet të bashkohen të gjithë, duke vendosur edhe kushte.

Rama përgjatë karrierës ka thënë fjalime të tilla. Të gjithëve u thoshte kazanë, non-grata, etj. Problemi këtu është mosprekja e argumenteve thelbësore që qëndrojnë. Duhet t’i kthehemi historisë kur analizojmë. Rama bëri një plan me kulla ku respektonte ndërtimet e vjetra në Tiranë. Ishte diçka më e rregullt, edhe pse isha kundër. Tani ia ka futur me kulla ngado, duke ndërtuar edhe pas xhamisë”, – u shpreh ai. /LAPSI.al



11 Comments

  1. Mos e botoni me kete se eshteper gjynaf. Eshte pa lidhje.

    Ketij i ka mbet ora ne kohen e gurit kur ishte njeri i rendesishem i Sorosit.

    Tashme je hic Lubonja. Asnjeriut nuk i plas kari per ty! Je ZERO opinion-beres.

    Por je tip i kendshem githsesi. Keshtu qe shko krijo ndonje emision tek Top-i o burre, keshtu me gjona gjys teori konspirative.

    1. hera e pare qe ke te drejte

      edhe pse je kokrra e kurves 100 karat , ke te drejte per lubonjen qe i ka mbet ora

      1. Nuk e kam fajin une qe jam kurve mo plak. Jeta ne vetvete eshte kurve.

        Po ti s’e ke kuptuar ende. Sepse duhet te kesh ngec ne fazen anale te zhvillimit.

        Si 90% e shqipove post-Enveriste.

      2. I vute grate ne gjume e tani po zgjidhni ceshtjet e Shqiperise para Kompjuterit? Me thoni neser sa prej jush do zgjohen heret e te meren me rutinen e berthames familjare. Ate ceshtje mos lini pas dore aman :). Keta per te cilet llapni i kane bere mire “detyrat” e tyre!

        X Y & Z

        1. Ne ketu po shfryhemi pikerisht nga grate o loqke!

          Po na bo tani si moralist per berthamen familjare?!

          Je deshmitar i jehovait?

          Ata per te cilet ne llapim s’kane bere gje hic detyrat e tyre se jane kokrra psikopatesh. I ka martu Shoku Enver, shoku Soros me Psikopatine e tyre te lindur kur dhisnin 3 vjec.

          1. Lum si gruaja, qejf me dashnorin se ju e te tjeret ne ate ore llogje kavaje 🙂 Une po vazhdoj me jeten ju rrezik jeni ne gjume.

          2. Qive nai gjo ti me jeten tate?

            Hajd mos na hap barkun! Kar-shkref!

    2. Lubonja e di qe kjo “Levizja Bashke” eshte nje grupim me ne krye Arlind Qorin, adhurues te nje spree-killer si Che Guevara. E kam thene, por me duhet ta perseris sepse eshte shume e rendesishme. Che Guevara ka vrare me doren e tij, me doren e tij ne kuptimin e pare te fjales, me qindra njerez, vetem e vetem, te pakten ne aparence ( se nuk perjashtohet qe te kete kenaqur edhe ato deshirat e erreta te nje vrasesi te lindur), qe mendonte se jane kunder kauzes se tij. Ky vrases eshte idhull i Qorit dhe grupit te tij. Une nuk do t’i besoja kurre nje njeriu qe adhuron nje vrases, aq me pak nje vrases masiv dhe spree-killer.
      E megjithate, Lubonja por edhe Bushati, se c’kane njesilloj kembenguljeje per ta promovuar kete tip qe flet me gjuhen revolucionare te gjysmes pare te shekullit kaluar.

  2. Rama eshte non-grata i pashpallur nga SHBA, eshte karte e djegur! Po ben vjedhjet e fundit rrumpallhane, ne fakt po vjedh gjithcka qe ka prone populli shqiptar nga jugu ne veri! Rama o karush, e kalon dot oqeanin per SHBA?

  3. Vari karin muhabetit. Kullat do bohet dhe te tjera do mbine. Rama, Berisha, Likja po fut dhe Llullin e vocerr me % jetojne. KAQ dhe mos na rruni kirin. “Kulla e barit nuk do digjet”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *