• |
ide | kryesore

I arrestuar një muaj më parë, ish-kryebashkiaku dërgohet me urgjencë në spitalin e burgut

Lajme, Të fundit



Ish-kreu i bashkisë së Fushë Arrëzit, i cili është arrestuar një muaj më parë, është dërguar mëngjesin e sotëm me urgjencë në spitalin burgut, për shkak të problemeve shëndetësore.

Fran Tuci ndodhej në ambientet e paraburgimit në burgun e Reçit, kur ka ndjerë komplikacionet e para shëndetësore, dhe është dërguar me pas në ambientet e spitalit.

Fran Tuci u arrestua në 13 Korrik me urdhër të SPAK, nën akuzën e shpërdorimit te detyrës dhe korrupsionit.

Tuci u zgjodh kryetar i Bashkisë Fushë-Arrëz në zgjedhjet lokale të vitit 2015, si përfaqësues i Partisë Socialiste dhe i Aleancës për Shqipërinë Europiane. Ai e fitoi mandatin me 50.62% të votave.

Ai ka qëndruar për 8 vite në krye të bashkisë së Fushë Arrëzit, deri në zgjedhjet e 14 Majit ku nuk u rikandidua nga socialistët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *